Statistikat/ Tirana e Ze Marias, e dyta më e keqe në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2018 | 12:21

Statistikat/ Tirana e Ze Marias, e dyta më e keqe në Superiore

Duhet të kthehesh dhjetë vjet pas, për të gjetur një Tiranë kaq të dobët me pikë, në gjashtë javët e para të kampionatit. Pikërisht në sezonin 2007-2008, Tirana e dy trajnerëve të mëdhenj, Sulejman Starova dhe Astrit Hafizi, është skuadra më e dobët në 10-vjeçarin e fundit me pikët e grumbulluara.

Ze Marias55

Në atë sezon, në gjashtë javët e para Tirana grumbullonte vetëm 4 pikë. Starova në katër javë asokohe mori vetëm 3 pikë dhe u shkarkua, ndërsa Hafizi në dy javët e para mori vetëm një barazim. Skuadra e dytë më e keqe në gjashtë javët e para është kjo e Ze Marias, me pesë pikë. Skuadra e brazilianit rezulton edhe më e dobët se ekipi i 2013-2014-ës, apo grupit që ra dy sezone më parë nga kategoria.

tir

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"