Statistikat/ Teuta e di si munden bardheblutë e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 22:40

Statistikat/ Teuta e di si munden bardheblutë e Tiranës

Statistikat tregojnë se Teuta është superiore dhe nuk ka zhgënjyer ndaj Tiranës, madje në ndeshjen e sezonit të kaluar Teuta ka arritur dy fitore ndaj kryeqytetasve.

teuta

Në katër ndeshje midis këtyre dy skuadrave janë regjistruar tri fitore të Teutës 1-0, 2-1 dhe 0-2 ndërsa në “Selman Stërmasi” një e ka fituar Tirana 4-0. Ndaj pritet që dhe kjo sfidë të përfundojë, pse jo, me një tjetër fitore të Teutës. Ndeshja e fundit mes tyre është mbyllur në barazim 2-2, ndërsa Teuta kërkon të bëjë autokritikë me Tiranën.

ANALIZA- Humbja në Tiranë ka lënë një shije të hidhur, por në kampin durrsak janë optimistë dhe premtojnë se do të bëjnë autokritikë në përballjen e radhës kundër Tiranës në “Selman Stërmasi”. Ndeshja me bardheblutë shihet e vështirë në letër, por te Teuta janë të bindur se do t’ia dalin mbanë të kthehen te tri pikët.

Stafi teknik i ka bërë një analizë të thellë çfarë nuk shkoi siç duhet ndaj Partizanit, ku janë nxjerrë gabimet e vërejtura. Ata kanë kërkuar që këto të mos përsëriten më jo vetëm në ndeshjen e radhës, por edhe në të tjerat në vazhdim, duke kërkuar rikthimin te fitoret. Teuta po vijon me intensitet përgatitjet anti-Tirana, ku pavarësisht humbjes së fundit, ka mbizotëruar një atmosferë optimiste.

Në këtë përballje, Teuta është e dënuar me fitore dhekëtë fakt e kanë të ngulitur tëgjithë lojtarët që do të zbresinnë fushë. Ndonëse ka edhe dyditë kohë nga përballja e radhës, trajneri Martini nuk do ta ketëskuadrën e plotë, sakaq problem mbeten edhe mungesat,duke qenë se Artan Jazxhi nukdo të jetë i gatshëm për këtëtakim, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Në dyshim mbetet dhe aktivizimi i Arifit, i cili prej 2 javësh vijon fazën e rikuperimit,pasi ka një dëmtim në kaviljedhe pritet të shihet gjenda etij deri 24 orë para ndeshjesndaj Tiranës.

Ndërkohë që stafi mjekësor i durrsakëve ështëduke punuar për rikuperimin e Arifit, por çdo gjë do kohën evet. Numri një i pankinës së “djemve të detit” pritet të mosbëjë surpriza në formacion, dukei besuar së njëjtës skuadër, ecila ka luajtur gjatë këtyre javëve. Në seancën e djeshme, ecila është zhvilluar në “aneksin”e “Niko Dovanës”, stafi teknikdhe ai mjekësor kanë testuarnga afër gjendjen fizike të lojtarëve.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"