Statistikat të veshura zikaltër, ja cilat tabu kërkon të thyejë Milani në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 10:10

Statistikat të veshura zikaltër, ja cilat tabu kërkon të thyejë Milani në derbi

Ky i sotmi do të jetë derbi i “Madonnina”-s numër 180 që luhet në Serinë A. 54 janë sukseset kuqezi, teksa 56 mbeten barazimet. 70 fitore në llogari të zikaltërve.

milan inter

– Interi ka fituar pa pësuar gol në të katër nga pesë ndeshjet e fundit kundër Milanit, duke marrë parasysh të gjitha turnetë; Në historinë e tyre, zikaltërit nuk kanë arritur kurrë gjashtë suksese radhazi në derbin e Milanos (teksa rekordi aktual është ai me pesë fitore). Ndërkohë, katër derbi radhazi pa pësuar janë tashmë një rekord për djemtë e Inzagit.

– Kuqezinjtë kanë fituar vetëm një nga tetë derbet e fundit kundër Interit të luajtur si pritës në të gjitha garat.

– Stefano Pioli është trajneri që ka humbur më shumë ndeshje në historinë e derbit të Milanos në të gjitha turnetë: 9 humbje, të gjitha në krye të Milanit. Që kur ka drejtuar kuqezinjtë, në përgjithësi, Milani ka fituar vetëm tri nga 14 ndeshjet e luajtura kundër Interit (2B, 9H), duke shënuar 12 gola dhe duke pësuar 29. Megjithatë, duhet theksuar se Leao dhe shokët e tij kanë mbetur të pamposhtur në 16 nga 17 ndeshjet e fundit të kampionatit.

– “Djalli” ka fituar tri nga 7 derbet e fundit të luajtura në Serie A kundër Interit (B1, H3), po aq suksese sa ato të arritura në 19 ndeshjet e mëparshme kundër të njëjtit rival në kampionat (B6, H10).

– Nga njëra anë, Milani është skuadra kundër të cilës Interi ka barazuar më shumë ndeshje në Serie A (56). Nga ana tjetër, zikaltrit janë ata që kanë mposhtur më së shumti “Djallin” në nivelin më të lartë të futbollit italian (70 suksese).

– Zikaltrit janë gjithashtu skuadra që ka shënuar më shumë gola kundër Milanit në kompeticion (256).

– Interi ka shënuar në 11 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Milanit, duke marrë parasysh të gjitha garat. Zikaltrit nuk kanë arritur kurrë të shënojnë në 12 derbi radhazi në shtëpi (11 gjithashtu midis prillit 1993 dhe janarit 2000).

– Katër nga gjashtë asistuesit më të mirë të Serisë A përballen në këtë ndeshje: Leao e Zhiru (të dy me nga tetë), Mkhitarian dhe Thuram (shtatë secili).

– Lautaro Martinez ka shënuar tetë gola kundër Milanit në të gjitha turnetë, vetëm Xhuzepe Meaca (12) dhe Stefano Niers (11) kanë shënuar më shumë gola në historinë e Interit në derbin milanez. Sulmuesi argjentinas ka shënuar 23 herë gjatë këtij kampionati.

– Me 13 penallti pro, Interi është skuadra më e favorizuar e Serisë A së sivjetshme, teksa edhe për ato kundër zikaltrit nuk mund të ankohen pasi janë në vendin e 11 të kësaj renditjeje speciale.

– Simone Inzagi është afër të shënojë 600 pikë si trajner në Serinë A (aktualisht 598 në 305 ndeshje) dhe mund të bëhet trajneri i dytë më i shpejtë në historinë e kompeticionit që arrin këtë moment historik në lidhje me numrin e stolave, përpara vetëm Karlo Ançelotit, të cilit iu deshën 303 (gjithmonë duke konsideruar ndeshje me tre pikë për fitore).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"