Statistikat para duelit me Skënderbeun, ja sa pikë më pak se vjet ka Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2023 | 20:37

Statistikat para duelit me Skënderbeun, ja sa pikë më pak se vjet ka Tirana

Tirana e këtij sezoni dhe ajo e sezonit të shkuar kanë ndryshime të mëdha. Nëse bardheblutë vjet ishin të parët, sivjet ishin të tretët.

tirana

Kështu, bardheblutë këtë sezon kanë 17 pikë në 11 takime, ndërsa sezonin e shkuar, skuadra ka qenë pak më ndryshe. Në këtë moment të kampionatit ka pasur 21 pikë dhe kryesonte kampionatin. Kishte fituar derbin me Partizanin.

Shkurt, 25 për qind të pikëve më pak se sezonin e shkuar. Gjendja nuk është e mirë, pasi Tirana tani duhet të kishte marrë arratinë, ndërsa nga ana tjetër, Partizani teorikisht nëse fiton edhe ndeshjen e prapambetur me Teutën është nëntë pikë përpara bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"