Statistikat flasin në favor të tij, Orges Shehi e di si thyhet Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2022 | 17:07

Statistikat flasin në favor të tij, Orges Shehi e di si thyhet Partizani

Orges Shehi është mjeshtri i derbit mes Tiranës dhe Partizanit. “Ish” i të kuqve e tani trajner i Tiranës në shtatë ndeshje ku ka drejtuar derbin ia ka dalë të fitojë katër herë, ka barazuar dy sfida dhe është mundur vetëm në takimin e parë ndaj Ilir Dajës përballë.

SHEHI

Më pas, ai ka bërë të vetin derbin me një apo dy gola diferencë. Dy sfida janë mbyllur pa gola. Shehi ka sjellë qetësi në ekip, ashtu siç bëri edhe Egboja që në vitin e titullit, nga tri ndeshje fitoi dy prej tyre, një prej të cilave 5-1.

Nga ana tjetër, duke lënë pas humbjen, Tirana vjen në derbi me një filozofi ndryshe. Paçka se u mund me Teutën, bardheblutë kanë 648 ditë që nuk e humbasin derbin me Partizanin.

Bardheblutë kanë katër fitore me të kuqtë, ndërsa dy takime të tjera janë mbyllur në barazim. Orges Shehi në karrierën e tij si trajneri i Tiranës ka në koleksion 81 takime.

Në këto 81 ndeshje, 45 janë fitore, 17 barazime dhe 19 humbje. Golavarazhi i skuadrës së Shehit është 143:72.

Shehi është emëruar në krye të Tiranës në 27 janar 2021. Shehi gjithashtu është trajneri më jetëgjatë i Tiranës prej më shumë se dy dekada. Trajneri ka 690 ditë në stolin bardheblu dhe pritet që këtë shifër ta thyejë shumë shpejt.

Kujtojmë që Tirana është e dyta në renditjen e Superiores me 25 pikë. Ekipi ka fituar 1.79 pikë. Skuadra e Shehit ka shënuar 23 gola, me një mesatare prej 1.64 golash për takim dhe 9 gola të pësuar ose me një mesatare 0.64 gola për takim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"