STATISTIKAT E UDINEZE-INTER/ Zikaltrit të frikshëm në minutat e fundit, ndërsa vendasit “dridhen”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 9:46

STATISTIKAT E UDINEZE-INTER/ Zikaltrit të frikshëm në minutat e fundit, ndërsa vendasit “dridhen”

Interi ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit kundër Udinezes në Serinë A, një tjetër e ka humbur. Bilanci i golave është 17 të shënuar dhe 6 të pësuar.

udinese inter

* Në 12 sfidat kundër Interit në Serinë A, Udineze nuk ka gjetur dot rrugën e rrjetës në 8 sfida. Edhe në të fundit nuk ia doli dot duke humbur 4-0.

* Udineze ka fituar ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Interit me rezultatin 3-1 më 18 shtatorin e vitit 2022. Nuk arrin dot 2 ndeshje pa humbje në shtëpi që nga periudha 2006-2008.

* Udineze nuk ka përsëritur kurrë të njëjtin rezultat në 2 ndeshje radhazi në 9 ndeshjet e fundit në Serinë A. 2 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje.

* Inter ka fituar 11 nga 12 ndeshjet e luajtura në Serinë A në vitin 2024 dhe nuk ia ka dalë dot të triumfojë vetëm në sfidën kundër Napolit në barazim 1-1.

* Me një fitore të mundshme në këtë ndeshje, Interi do të arrinte kuotën e 82 golave në klasifikim pas 31 javësh të luajtura. Vetëm Juventusi në sezonin 2018-2019 ka bërë më mirë duke grumbulluar 84 pikë.

* Interi ka arritur të shënojë 18 gola në 15 minutat e fundit të ndeshjeve duke pasur kohën më të mirë realizuese, ndërkohë që Udineze ka pësuar 15 gola në minutat e fundit.

* Florian Tovë ka marrë pjesë në 3 gola në 4 ndeshjet e fundit në Serinë A me 1 gol dhe 2 asiste. Në total ka arritur të realizojë 5 gola.

* Me golin e realizuar në ndeshjen e fundit, Federiko Dimarko ka barazuar ecurinë më të mirë të karrierës së tij me 5 gola, të cilët i kishte shënuar me fanellën e Veronës. Në total ka marrë pjesë në 11 gola duke llogaritur edhe 6 asistet, 3 më shumë se çdo mbrojtës tjetër.

* Lautaro Martinez ka realizuar 4 gola në 6 ndeshjet e fundit kundër Udinezes në Serinë A, pasi nuk kishte shënuar asnjë në 4 të parat. Në kampionat ka 3 ndeshje që nuk gjen rrjetën. Që nga viti kalendarik 2023 vetëm 1 herë ka pasur një periudhë më të gjatë pa shënuar (5 ndeshje).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"