Statistikat e një dekade pa gjurmë, U-21 pa “Shpresë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 18:40

Statistikat e një dekade pa gjurmë, U-21 pa “Shpresë”

Ka përfunduar edi cioni i kuali fikueseve dhe është koha për të bërë bilancet. Për të mësuar se jemi në rast progresi apo regresi, duhet kthyer vështrimi edhe te paraqitjet e mëparshme të ekipit Shpresa dhe më pas për të bërë një bilanc të Shpresave në lidhje me objektivin kualifikim. Në dekadën e fundit, rekordi mbahet nga i ndjeri Artan Bushati, duke e përfunduar edicionin në vend të 4-t.

shpresat u 21

Krahasimet – Mes katër trajnerëve të fundit të U-21, “Panorama Sport” servir krahasimisht përfundimin e sezoneve që paraqitet qartë në tabela. Nga paraqitjet me të ndjerin Artan Bushati, te Skënder Gega, më tej Redi Jupi dhe aktualisht trajneri aktual Alban Bushi, kuqezinjtë s’kanë bërë asnjë shkallë më lart, përkundrazi. “Panorama Sport” paraqet edhe mesataren e pikëve të secilit për ndeshjet që kanë drejtuar U-21.

trajneri

Artan Bushati – Paraqitja më e mirë në 10 vitet e fundit është ajo e edicionit 2007-2008 me të ndjerin Bushati në krye, duke lënë dy skuadra pas dhe Shpresat e mbyllën në vend të 4-t, me golavarazhin 10/13 dhe 12 pikë në fund. Në këtë dekadë, mbetet shkalla më e lartë e Shpresave.

Artan Bushati

Redi Jupi – Po kaq pikë, 12, Kombëtarja U-21 ka përfunduar edhe edicionin 2015- 2016, por për këtë arritje, Jupi duhet të ndajë meritën me paraardhësin Gega që startoi kualifikueset me fitore dhe më tej u shtoi dy trepikësha të tjera. Edhe në këtë sezon, vendi i parafundit.

Redi Jupi

Skënder Gega – Trajneri aktual i Partizanit nisi drejtimin e U-21 në edicionin 2011-’12, pasi i ndjeri Bushati kishte drejtuar 3 ndeshjet e para. Për statistikë, sezoni tjetër i tij i plotë në krye të Shpresave përfundoi sërish në vend të parafundit në një grup me pesë ekipe, pra me dy ndeshje më pak.

Skender Gega

Alban Bushi – Dërgimi i lojtarëve në Kombëtaren A nuk mund të jetë gjithmonë shpëtim për Kombëtaren Shpresa. Në lidhje me ecurinë si trajner i U-21, as ishbomberi dhe më vonë menaxheri i Kombëtares nuk arriti më shumë sesa vendin e parafundit me 7 pikë.

Bushi

Mesatarja e pikëve – Sa u përket ndeshjeve në total, që nuk janë të barabarta për të katërt, Jupi koleksionon mesataren më të lartë, 1 pikë për ndeshje, më tej i ndjeri Bushati 0.92, më pas Alban Bushi më 0.88 pikë për ndeshje dhe Gega më mesataren 0.67 pikë për ndeshje. Shpresat janë pa shumë Shpresë në këtë dekadë të fundit, teksa kuqezinjtë e vegjël nuk i ndahen vendit të parafundit në renditje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"