Statistikat e ndeshjes Kroaci-Rusi, kishte që prej 2002 që nuk…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 14:36

Statistikat e ndeshjes Kroaci-Rusi, kishte që prej 2002 që nuk…

* Kroacia është skuadra e dytë që fiton dy takime, në të njëjtën Botëror, në lotarinë e 11-metërshave. E para ka qenë Argjentina në turneun e vitit 1990, kundër Jugosllavisë dhe Italisë.

Kovacic Kroacia

* Rusia është e para skuadër organizatore që eliminohet në çerekfinalet e një Botërori, pas Meksikës, në vitin 1986.

* Për të dytën herë në historinë e saj, Kroacia do të arrijë që të luajë një gjysmëfinale të një Botërori, pas asaj të edicionit 1998.

vida-afp_625x300_1530994693490

* Edhe pse eliminoi Spanjën me penallti (koha e rregullt 1-1), Rusia nuk ka arritur që të mposhtë asnjë kundërshtar europian në Botëror (1 barazim, 4 humbje).

* Goli i Mario Fernandesit, i ardhur në minutën 115 (saktësisht 114:11) është më i voni që është shënuar në historinë e kombëtares së Rusisë në një ndeshje Botërori, duke përfshirë edhe aventurën e mëparshme nën emrin e Bashkimit Sovjetik.

Rusia

* Domagoj Vida shënoi mbrëmjen e djeshme golin e parë absolut në një Botëror dhe të parin me fanellën e Kroacisë, që prej shtatorit të vitit 2017, kur kishte arritur të festonte ndaj Kosovës.

* Denis Çerishev shënoi dje golin e katërt në këtë Botëror dhe deri tani vetëm Herri Kejn me 6 gola ka realizuar më shumë se ai. * 14 nga 20 golat e pësuar nga Rusia në pjesëmarrjet e tyre në një Botëror, si shtet i pavarur, kanë ardhur nga goditje standarde, duke përfshirë edhe gjashtë nga shtatë të pësuarit në këtë edicion.

kroacia

* Rusi-Kroaci dhuroi tre gola të shënuar më kokë. Ishte që prej Botërorit të vitit 2002, kur në një Gjermani-Arabi Saudite u realizuan pesë me kokë, që nuk realizoheshin kaq shumë në një sfidë të vetme.

* Kroacia ka dërguar tetë lojtarë të ndryshëm në gol, në këtë Botëror. Vetëm Belgjika numëron më shumë.

d9543e04-5af9-464c-954a-464d91694d4f-large16x9_AP_18188753041644

* Kroacia shënoi dje dy gola me kokë, ndërsa në 29 golat që numëron në aventurën e tyre në një Botëror kishte arritur të realizonte vetëm 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"