Statistikat e frikshme/ Ballkani i Ilir Dajës i dha leksion futbolli BATE Borisovit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2023 | 23:28

Statistikat e frikshme/ Ballkani i Ilir Dajës i dha leksion futbolli BATE Borisovit 

Ballkani i Ilir Dajës, triumfoi me rezultatin 4-1 në duelin e parë të fazës “play off” të Ligës së Konferencës, ndaj BATE Borisovit. Jo vetëm rezultat bindës, por kampionët e Kosovës i dhanë një leksion futbolli skuadrës prestigjioze bjelloruse, edhe për sa i përket lojës. Këtë gjë e vërtetojnë edhe statistikat. Suharekasit ishin dominues absolut në këtë përballje, duke bërë që BATE t’i nënshtrohej plotësisht Ballkanit.  

Ballkani

Sipas statistikave të SofaScore, Ballkani kishte posedimin e topit në anën e saj 56 % ndërsa miqtë vetëm 44 %. 

Ballkaniiii

Kampionët e Ilir Dajës gjuajtën drejt portës plot 17 herë, ndërsa shtatë prej tyre ishin brenda kuadratit. Kundërshtarët kishin vetëm tri gjuajtje, një në portë, prej të cilës arritën një gol. 

Edhe  për sa i përket goditjeve nga këndi më shumë kishte Ballkani, plot 8, dy më shumë se bjellorusët. Lojtarët e BATE-s morën katër karton të verdhë, ndërsa ata të Ballkanit dy. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"