Statistikat e Angli-Itali, “Axurrët” vetëm dy humbje në 15 duelet e fundit përballë “Tre Luanëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 16:24

Statistikat e Angli-Itali, “Axurrët” vetëm dy humbje në 15 duelet e fundit përballë “Tre Luanëve”

Anglia pret në shtëpi Italinë në sfidën e tretë të Ligës së Kombeve, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë fitoren. “Panorama Sport” ju sjell statistikat më interesante të kësaj përballjeje.

angli - itali

– Ky është takimi i parë mes Anglisë dhe Italisë që prej finales së “Euro 2020” korrikun e shkuar. Ndeshja përfundoi 1-1, përpara se “Axurrët” të fitonin 3-2 me penallti.

– Italia ka humbur vetëm dy nga 15 ndeshjet e fundit kundër Anglisë në të gjitha kompeticionet (7 fitore, 6 barazime). Ata janë mundur 2-0 në qershor 1997 dhe 2- 1 në gusht 2012, që të dyja miqësore. Në ndeshjet zyrtare Italia ka humbur vetëm një nga 9 takime (5 fitore, 3 barazime), një disfatë 2-0 në kualifikuesen e Botërorit në nëntor 1977.

– Anglia luan një miqësore në “Molineux”, stadiumin e Uolverhemptonit, vetëm për herë të pestë në histori. Katër sfidat e para i ka luajtur mes viteve 1891-1956. Në ndeshjen e tyre të fundit atje, në 1956-ën, ata fituan 5-2 kundër Danimarkës, me Tomi Tejlorin që shënonte tre gola dhe Dankan Eduardsin dopietë.

– Anglia ka fituar vetëm një nga 5 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kombeve (1 barazim, 3 humbje) dhe ka dështuar të shënojë në tri raste. Ndërsa Italia është mundur vetëm një herë në 12 ndeshjet e tyre të grupeve të Ligës së Kombeve (5 fitore, 6 barazime).

– “Tre Luanët” nuk fitojnë prej dy ndeshjesh (1 barazim, 1 humbje). Vetëm njëherë më parë në histori ka ndodhur që Anglia nën drejtimin e Garet Sauthgejtit të mos fitojë në 3 ndeshje radhazi: korrik-shtator 2018.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"