Starton Liga e Kombeve, Gjermania e Franca premtojnë spektakël. Ja të gjitha ndeshjet e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 11:20

Starton Liga e Kombeve, Gjermania e Franca premtojnë spektakël. Ja të gjitha ndeshjet e sotme

Mbrëmjen e sotme nis rrugëtimin kompeticioni më i ri i organizuar nga UEFA, Liga e Kombeve. Edicioni i parë që do të zhvillohet në shtator, tetor e nëntor të 2018-ës dhe në mars të 2020-ës do të zëvendësojë fazën play-off të Euro 2020 dhe do të dhurojë 4 biletat e fundit për në europianin e ardhshëm.

liga

Liga A nis me një superpërballje. Në Allianz Arena në Mynih, Gjermania sfidon Francën. Kampionët e ri të botës kundër ish-kampionëve të botës në një duel ku spektakli është i garantuar. Të dyja kombëtaret do të luajnë me formacionet më të mira të mundshmne pasi kjo është një sfidë që vlen shumë për kreun e grupit.

Nga ana tjetër, Liga B rezervon dy përballje të tjera interesante, Republika Çeke përballë Urkainës, si dhe Uellsi, që ndeshet në shtëpi përballë Irlandës. Më poshtë, një pasqyrim i të gjitha ndeshjeve të ditës së sotme.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"