Starton kampionati i moshave/ Partizani zhgënjen ndaj Shkodrës, Football Republic e nis me tripleta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 14:40

Starton kampionati i moshave/ Partizani zhgënjen ndaj Shkodrës, Football Republic e nis me tripleta

Pas bojkotit 50 ditor, ditën e sotme u rikthye futbolli i moshave, ku u zhvilluan 4 përballjet e vlefshme për U-17 dhe U-19. “Demat e Kuq” të Partizanit, e kanë nisur me humbje këtë sezon të ri futbollistik. 17-vjeçarët dhe 19-vjeçarët kryeqytetas janë mposhtur në shtëpi nga Shkodra.

122750074_1582188548631247_867075233064581328_o

Ndërkohë ndryshe nga Partizani, moshat e akademisë Football Republic, të Redi Jupit, kanë bërë detyrën në shtëpi, duke e nisur sezonin e ri me tripleta. U-17 mposhti Pepën me rezultatin 3-1, ndërkohë që U-19 arriti të triumfonte 3-1 përballë Elbasanit.

REZULTATET:

MOSHAT U-19

Partizani-Shkodra 0-1

Suka 55’ (p)

Football Republic-Elbasani 3-1

Treni 27’, 68’, Tenko 62’ (p) / Kasa 21’

MOSHAT U-17

Partizani-Shkodra 2-3

Qokaj 45’ (p), Masha 83’ / Hasani 32’, Hoxhaj 50’, Çini 80’

Football Republic – Pepa 3-0

Hoxha 44’, Murataj 72’, Petro 80’

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"