Starova si trajner, Asani s’gjen rehat me këpucët. Ja pikantet e supersfidës Teuta-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2021 | 18:30

Starova si trajner, Asani s’gjen rehat me këpucët. Ja pikantet e supersfidës Teuta-Partizani

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e sfidës mes Teutës dhe Partizanit, që u luajt në “Niko Dovana” në Durrës. Në këtë sfidë u përplasën dy ekipe pretendente për titullin kampion, por që në fund u ndanë në paqe pas barazimit 1-1.

Teuta-Partizani 1-

* Lojtarët e të dyja ekipeve gjatë futjes në fushë përqafohen të gjithë me njëritjetrin për të dhënë më shumë zemër para kësaj sfide.

* Fotot e rastit të ekipeve respektive u bënë në logon e Kategorisë Superiore.

* Para startit të sfidës, pjesa më e madhe e lojtarëve të Teutës i luten Zotit sipas besimit dhe mënyrës së tyre.

* Me fillimin e ndeshjes nisin edhe reshjet e lehta të shiut, por kjo nuk i pengoi trajnerët të cilët qëndruan vetëm në këmbë.

* Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova, shpesh këshillonte skuadrën nga pankina, duke qenë shumë impulsiv.

* Në momentin e daljes për të parë fushën, lojtarët e të dyja skuadrave kanë një takim dhe përqafim miqësor mes tyre duke qëndruar për disa sekonda e duke biseduar me njëri-tjetrin.

* Trajneri i Teutës, Edi Martini, përfiton nga një ndalesë e lojës për t’u dhënë udhëzime lojtarëve të tij. Të njëjtën gjë bënte edhe kolegu i tij te Partizani, Ilir Daja.

* I ftohti i hidhur në Durrës bëri që të pranishmit të mësynin në kabinat e stadiumit. Sigurisht jo për të gjithë kishte vende dhe të tjerët u detyruan të duronin të ftohtin tek ulëset si zakonisht.

* Në tribuna nuk munguan as drejtuesit më të lartë të të dyja ekipeve, njëkohësisht presidentët Edmond Hasanbelliu dhe Gazment Demi, si dhe Adrian Bardhi e Olsi Rama.

Demi Hasanbelliu

* Goli i Krasniqit ka ngritur në peshë të gjithë të pranishmit blu në stadium. Lojtari shkoi ta festonte me të gjithë në cepin prapa porte. Madje, një tifoz nga gëzimi, hipi edhe mbi tribunën ku qëndrojnë gazetarët dhe po valëviste flamurin e Teutës.

* Në minutën e 6-të Asani drejtohet nga pankina “Me sillni takat e tjera, shpejt!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"