“Stadiumi më i mirë në Ballkan”, Tare e Strakosha: Shqiptarët e meritojnë një vepër të tillë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 19:57

“Stadiumi më i mirë në Ballkan”, Tare e Strakosha: Shqiptarët e meritojnë një vepër të tillë…

Dy emra të mëdhenj të Kombëtares, Igli Tare dhe Foto Strakosha, folën për mikrofonin e “Rtsh” para ndeshjes me Francën.

bandicam 2019-11-17 19-44-45-595

Tare pa dyshim e cilësoi “Air Albania”, si më të bukurin në Ballkan, ndërkohë që për Strakoshën është një emocion i veçantë të jetë në një impiant të tillë.

“Emocion i madh që takova Sokol Kushtën, dhe për të qenë i pranishëm në inaugurimin e kësaj vepre. Mund ta cilësoj si stadiumi më i mirë në Ballkan. Është një punë që mbetet për t’u vijuar edhe më shumë nga qeveritë shqiptare që do jenë në të ardhmen, dhe për FSHF.” – deklaroi Igli Tare.

“Është kënaqësi në radhë të parë. Shqiptarët e meritojnë një stadium të tillë. Uroj suksese jo vetëm për sot, dhe për të ardhmen. Unë vij për Kombëtaren, por edhe për djalin tim që është pjesë e Kombëtares” – u shpreh Strakosha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"