Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta flamurmbajtësja e parë në Lojërat Olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 19:37

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta flamurmbajtësja e parë në Lojërat Olimpike

Është ndarë nga jeta, në moshën 74 vjeçare, Afërdita Tusha, rekordmenia, kampionia e shquar e qitjes shqiptare, Mjeshtre e Sportit, sportiste e klubeve 17 Nëntori e Partizani dhe e ekipit kombëtar. Një karreirë e pasuar me rezultate të niveleve të larta të arritura në aktivitetet kombëtare dhe ato ndërkombëtare në garat e qitjes me pistoletë.

aferdita tusha

Një sportiste model, përfaësuese e një brezi të talentuar, me një kontribut të jashëtzakonshëm në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë. Afërdita Tusha, do të kujtohet edhe si femra e parë sportiste shqiptare flamurmbajtësja e parë në historinë e pjesmarrjeve shqiptare të një grupi me sportistë në Lojërat Olimpike.

aferdita tushaa

Kanë qenë momente të paharruara, të cilat emocionuan gjithë shqiptarët që e ndiqnin nga ekrani televiziv, kur me 26 gusht të vitit 1972, delegacioni sportiv me Tushën e veshur me kostum popullor në krye pa duke parakaluar në pistën e stadiumit në atë manifestim madhor siç kanë qenë Lojrat Olimpike “Mynih 1972”. Gazeta “Panorama Sport”, i shpreh ngushëllimet familjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"