Spektakël i Prestige, fitore “bio” për gjysmëfinalen. Triumfojnë 6-0 ndaj Bio Ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 13:33

Spektakël i Prestige, fitore “bio” për gjysmëfinalen. Triumfojnë 6-0 ndaj Bio Ju

Prestige bëhet skuad ra e parë gjysmëfi naliste e “Sunday League Tirana”, kampionatit të futbollit me 9 lojtarë. Pasi kishte triumfuar me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë, Prestige fitoi sërish ndaj skuadrës Bio Ju. Madje këtë herë shifrat ishin edhe më të thella, duke e shkatërruar me rezultatin 6-0. Nën drejtimin e trajnerëve Fatmir Hysenbelliu dhe Eldi Topi, Prestige e ktheu në një ndeshje stërvitore takimin e mbrëmshëm që u zhvillua në kompleksin “Football Republic”.prestige

Dajti dhe Moçka, me nga një dopietë secili, udhëhoqën skuadrën në takimin e dytë çerekfinal, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Muça e Biba. Një ndeshje e dominuar në çdo aspekt nga Prestige, ndërsa për Bio Ju u ndërlikuan edhe më shumë gjërat, pasi luajti për rreth 45 minuta në inferioritet numerik.

NDESHJA

Minutat e para janë të qeta, por në të 14-ën pas një gjuajtjeje të Dajtit, mbrojtësi i Bio Ju, Spahiu, e prek topin me dorë në vijën fatale. Arbitri akordon penallti dhe karton të kuq për Spahiun, ky i fundit mohon ta ketë prekur topin me dorë, madje në gjaknxehtësi e sipër tenton të godasë gjyqtarin. Nga pika e bardhë gjuan saktë Dajti dhe Prestige kalon në avantazh. Në të 25-ën Dajti pason saktë për Moçkën, ky i fundit pasi shmang portierin, dyfishon shifrat.

Prestige krijon raste të njëpasnjëshme por portieri kundërshtar shpëton disa gola të sigurt gjatë fundit të pjesës së parë. Kështu fraksioni i parë i lojës mbyllet me rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë Prestige u jep më shumë hapësirë edhe lojtarëve të stolit, megjithatë ritmi i lojës nuk bie. Në të 34-ën, Muça merr një inkursion personal dhe godet saktë në hyrje të zonës duke trefishuar rezultatin. Më pas në të 40-ën Moçka bën gjithçka në mënyrë perfekte dhe fut një top të bukur nga fundorja, të cilin Biba e dërgon në rrjetë me portën të boshatisur.prestige

Një minutë më pas, Dajti shënon edhe të pestin për Prestige, duke e dërguar topin në trekëndësh, aty ku portieri i Bio Ju e ka të pamundur ta arrijë. Në sekondat e fundit ka vend edhe për një tjetër gol, ku Moçka nuk fal para porte. Kështu gjithçka mbyllet me fitoren tenistike për Prestige, që e kthen në një stërvitje këtë takim dhe tashmë nis të mendojë për gjysmëfinalet. 68 gola ka shënuar skuadra Prestige gjatë këtij edicioni në “Sunday League Tirana”, ndërsa ka pësuar vetëm 8 të tillë, duke qenë deri në këto momente ekipi me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të turneut.

PRESTIGE – BIO JU 6-0

GOLAT: Dajti 18′ (p) 41′, Moçka 25′ 60′, Muça 34′, Biba 40′

Formacionet:

PRESTIGE: Xhaferi, Xhepaj, Mertiri, Antoni, Rragami, Muça, Dajti, Lloji, Moçka.

U aktivizuan: Dobi, Myrta, Ngjela, Biba.

Të padisponueshëm: Shima, Bajarakurti, Dobi.

Trajnerë: F.Hysenbelliu dhe E.Topi.

Staf: Dule, Hasani, Rusi, Vrapi, Vogli, Lika

BIO JU: Plaku, Duqi, Harito, Nesturi, Spahiu, Mehaj, Lleshi, Ohri, Molla/ Nesturi, Vathi, Lika, Koka.

Trajner: J.Kadiu

Karton i verdhë: Moçka 10’

Karton i kuq: Spahiu 14’

104476214_285911362768349_6397475164063467905_n

Trajneri, Eldi Topi: E kishim vlerësuar, Prestige punon si ekip profesionist

Ndonëse kishin triumfuar 3-0 në ndeshjen e parë, trajneri Eldi Topi theksoi se Prestige nuk e kishte nënvlerësuar aspak takimin e dytë ndaj Bio Ju: “Ne ndeshjet i vlerësojmë të gjitha njësoj dhe këtë nuk mund ta quanim një takim të lehtë. Ndeshjet e kthimit të vendosin disi në gjumë nga rezultati, por me karikimin e presidentit Fatmir Hysenbelliu e kishim vlerësuar maksimalisht edhe këtë takim, për të arritur objektivin tonë që është kalimi në gjysmëfinale, e për të vijuar më pas në finale, që është synimi kryesor për skuadrën Prestige”, u shpreh Topi.

Te Prestige bie në sy kujdesi që kjo skuadër u kushton detajeve, ku ndonëse bëhet fjalë për një kampionat amator, punohet njësoj si te profesionistët: “Patjetër kjo është falë punës që ne si staf bëjmë me këta djem të mrekullueshëm. Ndonëse niveli është pak më i ulët, ne punojmë si në nivel profesionist dhe lojtarët i zbatojnë të gjitha detyrat që ne u japim. Sidomos reparti i mbrojtjes i udhëhequr nga kapiteni Renato, që është edhe pika jonë kryesore. Të gjithë djemtë janë të përkushtuar dhe i zbatojnë me saktësi të gjitha detyrat”, u shpreh trajneri Topi.

Kapiteni, Renato Antoni: Provë pozitive, tani të shkojmë në finale

Renato Antoni, kapiteni i skuadrës Prestige, e komentoi kështu fitoren ndaj Bio Ju: “Ne e morëm shumë seriozisht këtë takim dhe ishim përgatitur mjaft mirë. Rrjedha e lojës na i lehtësi disi gjërat, megjithatë edhe pasi kundërshtari mbeti në inferioritet numerik, ne e vlerësuam takimin maksimalisht. Çdo gjë shkoi mirë, lojtarët i bënë ashtu siç duhet detyrat dhe besoj që kjo ishte një tjetër provë për vazhdimësinë e kampionatit, ku shpresojmë t’i shkojmë deri në fund e pse jo edhe të marrim trofeun”. Një prej pikave më të forta të Prestige është mbrojtja, të cilën është shumë e vështirë ta çash.

Një skuadër që luan në bllok dhe ku të gjithë sakrifikohen, për të cilën Antoni shprehet: “Është e vërtetë që jemi mbrojtja më e mirë e të gjithë kampionatit ashtu si në fazën e grupeve. Mbrojtja jonë fillon që nga stërvitja dhe nga sulmuesi i parë. Jemi një ekip që luajmë shumë kompaktë dhe repartet nuk zhbalancohen në asnjë moment, pasi edhe kur sulmojmë, spostohemi në bllok. Kjo na bën që të jemi mbrojtja më e mirë, pra për ne mbrojtësi më i mirë është sulmuesi i parë”, përfundoi prononcimin e tij qendërmbrojtësi i Prestige.

hg

hgfh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"