Spektakël i Mançester Sitit dhe Çelsit, fitojnë edhe Junajtid me Totenhemin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2017 | 18:15

Spektakël i Mançester Sitit dhe Çelsit, fitojnë edhe Junajtid me Totenhemin (VIDEO)

Skuadrat e mëdha në Premier Ligën angleze nuk kanë gabuar në ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e 6.

Mançester Siti fitoi me goleadë ndaj Kristal Palasit duke e mposhtur 5-0. Sane shënoi golin e parë në minutën e 44-t, ndërkohë që më pas ishte Sterling që shënoi dy gola në minutat 51 dhe 59. Fitoren e vulosën Aguero në të 79-n dhe Delf në të 89-n.

Mançester Junajtid triumfoi në transfertë ndaj Sauthemptonit me rezultatin minimal 0-1. Golin e vetëm e shënoi Lukaku në minutën e 20.

morata

Çelsi gjithashtu mori një fitore të thellë 0-4 në transfertë ndaj Stouk Sitit. Morata kaloi kampionët në avantazh që në minutën e 2-të, ndërkohë që Pedro dyfishoi shifrat në të 30-n. Në pjesën e dytë ishte sërish Morata i cili realizoi dhe dy gola të tjerë në minutat 77 dhe 82.

Me tre pikë nga ndeshja e sotme doli edhe Totenhemi që mposhti 2-3 në transfertë Uest Hemin falë golave të Kejn në minutat 34 dhe 38, si dhe Eriksen në minutën e 60. Për vendasit shënuan Çiçarito në minutën e 65-të dhe Koujate në minutën e 87.

Në ndeshjet e tjera, Bërnli barazoi 0-0 me Hadërsfilldin, Evertoni mposhti 2-1 Bërnmuthin dhe Uotfordi fitoi 1-2 në transfertë ndaj Suonsit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"