Kampionati nën ndikimin e statistikave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2018 | 21:36

Kampionati nën ndikimin e statistikave

YLLI AGA

ylli aga

Mbyllja e pjesës së parë të kampionatit ka përcak tuar edhe pozicionet e secilës skuadër në tabelën e renditjes. Në një garë të luajtur në mënyrën më klasike sipas sistemit vajtje-ardhje, renditja pas dy fazave do të ishte edhe verdikti final, por Shqipëria si shumë vende të kontinentit ka zgjedhur prej vitesh të zhvillojë një kampionat me katër faza dhe koha i ka dhënë të drejtë.

kategoria-superiore

Nëse i hedhim një vështrim të detajuar tabelës së renditjes, konstatojmë se Partizani është me meritë kryesues dhe statistikat tregojnë se është skuadra, që e ka mbajtur atë pozicion më shumë se secila prej konkurrenteve të tjera. Tabela e mëposhtme konfirmon se të kuqtë e kanë udhëhequr garën në 10 nga 18 ndeshjet e luajtura, ashtu siç tregohet për secilën skuadër se për sa javë kanë qenë në secilin pozicion në renditje:

1-Partizani 37 (10/18-1, 3/18-2, 3/18-3, 1/18-4, 1/18-5)
2-Kukësi 34 (3/18-2, 1/18-1, 6/18-3, 2/18-4, 4/18-5, 1/18-6, 1/18-8)
3-Teuta 33 (4/18-3, 1/18-2, 2/18-4, 1/18-5, 5/18-6, 4/18-7, 1/18-8)
4- Skënderbeu 30 (2/18-4, 2/18-3, 8/18-2, 6/18-1)
5-Laçi 30 (5/18-5, 9/18-4, 2/18-3, 1/18-2, 1/18-6)
6- Flamurtari 28 (8/18-6, 1/18-3, 1/18-2, 2/18-4, 6/18-5)
7-Tirana 17 (8/18-7, 1/18-10, 2/18-9, 6/18-8, 1/18-6)
8-Luftëtari 17 (6/18-8, 5/18-10, 3/18-9, 4/18-7)
9-Kamza 15 (8/18-9, 1/18-1, 2/18-5, 2/18-7, 1/18-6, 3/18-8, 1/18-10)
10-Kastrioti 10 (11/18-10, 1/18-2, 1/18-6, 1/18-8, 4/18-9)

Ndërkohë që tabela e mëposhtme na tregon në mënyrë kronologjike trajektoren e përshkruar në secilën javë nga skuadrat konkurruese dhe ku shenja më dalluese është se kreun e renditjes deri në këtë moment e ka pasur përveç Partizanit në 10 nga 18 ndeshjet e luajtura edhe Skënderbeu për 6 javë, Kukësi për 1 javë dhe Kamza kryesuese në javën e parë:

TRAJEKTORJA E EKIPEVE NË RENDITJEN E KAMPIONATIT TË 80-të

Capture1

Një nga arsyet që të kuqtë janë kryesues të kampionatit tonë është edhe për shkak të paraqitjeve mjaft të mira në shtëpi, ku kanë marrë rezultate më pozitive se çdonjëra prej skuadrave konkurrente. Në 9 ndeshjet e luajtura, të besuarit e Gegës kanë grumbulluar 22 pikë falë 7 fitoreve, një barazimi me Kukësin dhe vetëm një humbjeje me Skënderbeun:

Capture111

Ndërsa, për sa u takon ndeshjeve të luajtura jashtë, në mënyrë të logjikshme vendi i parë ka shkuar për Kukësin. Verilindorët duket kanë fituar “imunitet” mjaftueshëm, duke luajtur larg shtëpisë dhe kanë arritur të grumbullojnë plot 17 pikë. Kjo ecuri ka pasur një ndikim të rëndësishëm në verdiktin final në përfundim të dy fazave, duke u renditur në vendin e 2-të, me vetëm 3 pikë më pak se Partizani:

54

Një tjetër element për të verifikuar ecurinë dhe formën e secilës skuadër janë edhe renditjet veçmas të të dyja fazave, ku dallojmë formën e shkëlqyer të Partizanit në fazën e parë dhe rikuperimin e Teutës në fazën e dytë: (tabelat e të dy dyja fazave)

Futbolli m

odern i vlerëson skuadrat, më shumë se për emrat e përveçëm apo repartet në veçanti, për dy fazat e lojës, atë sulmuese dhe mbrojtëse. Për sa i takon fazës sulmuese, vlerësimi më i lartë shkon për Teutën që ka shënuar 24 herë në këtë kampionat. Por, durrsakët e drejtuar nga Shkëmbi, meritojnë të vlerësohen edhe për faktin se kanë qenë sistematik në lojërat e tyre, duke shënuar në 15 nga 18 ndeshjet e luajtura deri më tani, më shumë se çdo skuadër tjetër:

13451

Ndërsa, në fazën mbrojtëse janë disa skuadra që meritojnë të vlerësohen, duke qenë se në një shumicë ndeshjesh e kanë mbajtur portën e tyre të paprekur. Më konkretisht, Partizani, Kukësi dhe Flamurtari nuk kanë lejuar të pësojnë gol në 10 nga 18 ndeshjet e luajtura. Kjo renditje justifikon në mënyrën më të qartë krizën e Tiranës, që pavarësisht se bën shumë mirë në fazën sulmuese, konfirmuar me 19 golat e shënuar apo me shënimin në 12 nga 18 ndeshjet e luajtura, pësimi në mënyrë sistematike, konfirmuar vetëm me katër ndeshje pa marrë gol, e ka mbajtur në zonën e ftohtë të renditjes:

trqw

Rivaliteti ishte tipari dallues në pjesën e parë të kampionatit, ku veçohen rezultatet e ngushta në një përqindje të lartë. Në 90 ndeshjet e zhvilluara, 44 prej tyre u fituan nga skuadrat vendëse, 19 u mbyllën në barazim, ndërsa 27 ishin fitore të skuadrave udhëtuese. Për sa u takon golave të shënuar kemi një nga mesataret më të ulëta të viteve të fundit, 166 në 90 ndeshje, 1.84 gola për ndeshje. Në fazën e parë u shënuan 84 gola, ndërsa në të dytën 82. Në listën e golashënuesve janë 62 futbollistë dhe kryesues është Latif i Teutës, ndërsa kemi edhe katër futbollistë shënues në portën e tyre:

9 GOLA- LATIF (Teuta)

7 GOLA- REXHINALDO (Kukësi), BREGU (Skënderbeu), SHKURTAJ (Luftëtari).

6 GOLA– SHTUBINA (Laçi).

5 GOLA – BUSHIÇ (Flamurtari), HASANI (Tirana) ROXHER (Kastrioti).

4 GOLA- ASANI, TELUSHI (Partizani), PROGNI (Teuta), UILLIAM (Kukësi), MUZAKA (Skënderbeu), DANILO (Flamurtari), SENTAMU (Tirana), FUKUI (Kamza).

3 GOLA- MALA, BARDHI, MENSAH (Partizani), KALLAKU, BICI, (Teuta), OTO XHON (Skënderbeu), GJONI (Laçi), BLAZHEVSKI (Tirana) .

2 GOLA- HEBAJ, (Partizani), KAMARA (Teuta), SHAMETI (Kukësi), DITA (Skënderbeu), FANGAJ, XHIXHA (Laçi), TORASA (Flamurtari), YMERAJ, RAPO (Luftëtari). GRECA (Tirana) , PLAKU, ROLOVIÇ (Kamza), OGEBUKU (Kastrioti).

1 GOL- GASHI, VECAJ, BEQJA (Teuta), LIMAJ, ET’HEMI, SHPEHAR (Kukësi), DEMTE, KRASNIQI, HOXHAJ, GRIPSHI (Skënderbeu), ALTIPARMAKOVSKI, UZUNI, LUSHKJA, (Laçi), VELIU, ALLA, BATHA, MUSTA (Flamurtari), DEMO, DUNGA, MILOSAVLJEV (Luftëtari), HALILI, MUÇI, TURTULLI, NGO (Tirana), BONANI (Kamza).

AUTOGOLA- 1-Radas (Skënderbeu), Stijepoviç (Kastrioti), Frashëri, Teqja (Kamza).

Një nga elementet më të vlerësuara në futbollin e sotëm janë pasimet e fundit për gol, njohur gjerësisht si asiste. Këtë garë e kryeson futbollisti i Tiranës, Greca, me 5 shërbime. Kjo e dhënë mund të ndihmojë çdokënd për të dhënë vlerësime për secilin nga futbollistët prezentë në këtë renditje, pasi plotësojnë në mënyrën më të mirë profilin për çdonjërin prej tyre:

Asist

5 ASIST- Greca (Tirana)

4 ASIST- Bardhi (Partizani), Hyseni (Flamurtari, Çyrbja (Kukësi), Xhixha (Laçi), Shkurtaj (Luftëtari).

3 ASIST-Bregu (Skënderbeu), Uilliam (Kukësi), Radoviç (Luftëtari).

2 ASIST- Radas, Vangjeli, Gripshi (Skënderbeu), Shkodra, Shafik (Kukësi), Sefgjini (Laçi) Kale, Bushiç, Torasa (Flamurtari), Progni, Avdyli (Teuta) Daja, Ngo (Tirana), Plaku (Kamza), Shehu (Kastrioti)

1 ASIST- Guindou, Abazi, Dita, Hoxhaj, Vangjeli, Krasniqi, Oto Xhon (Skënderbeu), Musta, Batha, Ribaj (Flamurtari), Mensah, Çinari, Trashi, Kote, Mala, Asani, Hebaj (Partizani), Shameti, Harba, Zguro, Maliqi (Kukwsi), Sentamu, Halili, Ngo, Maveje (Tirana), Malaj, Roloviç, Mehmeti, Frashëri, Zisi, (Kamza), Fangaj, Shtubina, Deliu, Jonuzi, Eller, Smaçi, Hadroj, Toro (Laçi), Vila, Gjeorgjevski, Sidibe, Gashi, Osmani, Latif, Ndreca, Hakaj, Beqja (Teuta) Roger, Husein, Bardhi, Stjepoviç (Kastrioti), Milosavljev, Xhekson, Aleksi (Luftëtari).

Futbolli do të vijojë të mbetet një lojë kolektive, por kontributi i gjithsecilit i konfirmuar nëpërmjet shifrave, do të plotësojë historinë e së tërës dhe do t’i japë shpërblimin e merituar çdonjërit futbollist veçmas dhe do të lartësojë vlerat dhe klubin si “brand”.

SHËNIM: Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama Sport. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"