Speciale/ Bukuroshja Ana, ja sekreti i Levandovskit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 20:18

Speciale/ Bukuroshja Ana, ja sekreti i Levandovskit

Robert Levandovski njihet nga të gjithë për golat e pafund për Bajernin e Mynihut. Por kush është gruaja e tij, Ana Levandovski, bukuroshja që është në krah të polakut prej shumë vitesh? Edhe pse jeta e çiftit planifikohet sipas programit stërvitor dhe ndeshjeve të sulmuesit, për sa u përket sukseseve, Ana nuk mbetet pas.


hqdefault

Ajo ka qenë për shumë vite me radhë një karateiste e suksesshme dhe ka fituar plot 29 medalje në karrierën e saj. Nga këto, 9 janë fituar në kampionatet botërore. Përveç kësaj, ajo ka hapur edhe një akademi sporti në Varshavë të Polonisë. Kështu, Ana nuk është thjesht bashkëshortja e Robert Levandovskit.

JETA PRIVATE

Ana ka lindur më 7 shtator të 1988 në Lodz të Polonisë. Ajo është eksperte dietash dhe kujdeset kështu direkt për bashkëshortin e saj, i cili duhet të vrapojë shumë në fushën e lojës. Edhe lojtarë të tjerë kanë nisur të ndjekin këshillat e Anës. Arkadiuz Milik, sulmuesi i Napolit dhe Artur Sobieh. Në vitin 2019, ajo publikoi edhe një libër me titullin: “Në formë dhe e dobët me Anën”, i cili përmban rreth 90 receta se si duhet të ushqehen sportistët profesionistë.
11380891_651485918285819_1360271463_n-e1444686211903

Përveç kësaj, 31-vjeçarja është pronare edhe e një lokali, i cili shërben vetëm kafe dhe pije të shëndetshme. Produktet e saj mund të gjenden edhe në një aplikacion “foods by Ann”. Në “Instagram”-in e saj, Ana Levandovski ka më shumë se 2.5 milionë ndjekës, të cilët rregullisht shërbehen me informacione të reja rreth polakes. Edhe pse Robert shfaqet rregullisht në postimet e Anës në “Instagram”, ndjekësit e saj janë besnikë pasi shumë prej tyre nuk janë fansa futbolli apo të sulmuesit. Bashkëjetesa e tyre është perfekte, ashtu si dhe në fushën e lojës, Robert di si të bashkëpunojë.31042918_1615883138481580_465614093139574784_n

Bajerni i Mynihut mund të jetë i lumtur që ka në skuadër një prej sulmuesve më të mirë në botë, i cili pjesën më të madhe të suksesit ia faturon gruas Ana. “Ajo është e mrekullueshme, nuk mund të kërkoja më shumë nga jeta. Jam i lumtur me të dhe forma ime me Bajernin ka të bëjë edhe me faktin se bëj një jetë të shëndetshme dhe të qetë”, ishin fjalët e sulmuesit polak në një intervistë të dhënë për mediat gjermane para startit të fazës së dytë të Bundesligës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"