Spanja mbretëresha e merkatos, Franca në “gjumë”. Zbuloni shifrat e shpenzuara në 5 ligat më të forta të Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2019 | 18:23

Spanja mbretëresha e merkatos, Franca në “gjumë”. Zbuloni shifrat e shpenzuara në 5 ligat më të forta të Europës

Kjo verë duket shumë e nxehtë për sa i përket shpenzimeve në merkato.Real Madrid Unveil Eden Hazard

“Marca” ka postuar të gjitha shifrat që janë shpenzuar në këtë merkato, nga 5 vendet e para në kampionatet kryesore. Vlen të veçohen shpenzimet e çmendura të skuadrave spanjolle me në krye Real Madridin, dhe shpenzimet e pakta nga francezet, me PSG që deri tani duket në gjumë.

Më poshtë po iu tregojmë të gjitha blerjet e kësaj merkato: Spanjollët kanë shpenzuar plotë 646 milionë euro deri tani në merkato, ndjekur nga gjermanet me 384 milionë euro.bisaka

Vendi i tretë i takon skuadrave italiane me 315 milionë euro shpenzime, të ndjekur nga, anglezet me 308 milionë euro. Dhe në vendin e fundit janë skuadrat franceze me vetëm 32.5 milionë euro të shpenzuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"