Sot, ora 20:00 / Arbitri i FIFA-s për Tirana-Partizani, ja kujt do t’ja besojë derbin FSHF-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 14:48

Sot, ora 20:00 / Arbitri i FIFA-s për Tirana-Partizani, ja kujt do t’ja besojë derbin FSHF-ja

Derbin mes Tiranës dhe Partizanit do ta gjykojë arbitri i FIFA-s, Eldorian Hamiti. Sokol Jareci dizenjatori i Superiores, ka vendosur për pesë gjyqtarët e ndeshjes.

HAMITI

Veç Hamitit, ndihmës të tij do të jenë anësorët Ridigert Çokaj dhe Denis Rexha.

Në sistemin VAR do të ulen dhe do të japin drejtësi: Kreshnik Bajramaj dhe Florian Lata.

Këtë sezon Hamiti ka gjykuar Tiranën në sfidën me Teutën dy herë, Laçin si dhe Partizanin në sfidat me Kastriotin, Kukësin dhe Egnatian në fazën e parë.

Sfidën e fundit derbi, Hamiti e ka drejtuar sezonin e shkuar më 7 maj 2022 ku Tirana fitoi 2-1 dhe bardheblutë u shpallën kampionë të Shqipërisë.

Në ndeshjen e fundit derbi, drejtësi ka vënë në fushën e lojës, kryesori tjetër i FIFA-s, Juxhin Xhaja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"