Sot i shënoi Juventusit, por dikur Uzuni luante në baltë dhe nuk u dorëzua kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 22:26

Sot i shënoi Juventusit, por dikur Uzuni luante në baltë dhe nuk u dorëzua kurrë

Shqipëria mund të prodhojë futbollistë që mund të shkojnë shumë larg. Dhe shembulli më i mirë është Myrto Uzuni. Mesfushori me tipare sulmuese regjistroi sot një nga momentet më të lavdishme të karrierës së tij duke shënuar në skenën legjendare të Ligës së Kampioneve ndaj Juventusit, madje qe ai që zhbllokoi ndeshjen dhe detyroi Kristiano Ronaldon t’i kundërpërgjigjet me supergol.

uZUNI-mESI-rONALDO
Karriera e tij nisi nga terrenet e vuajta me baltë, por këmbëngulja dhe krenaria ishin “armët” e tij më të forta për të arritur sot në këtë moment dhe për të realizuar të tjera ëndrra që ai i mban sekret.

Beratasi, siç demonstron edhe kjo foto dikur luante me moshat në kushte të mjera, ndërsa tani sfidon Barcelonën dhe Juventusin. Me Ronaldon është përballur dy herë dhe ndoshta fati do t’i kthejë buzëqeshjen dhe me Lionel Mesin.

Uzuni iu bashkuar gjigantëve të Hungarisë, Ferencvaroshit, ku do të përfitojë plot 300 mijë euro në sezon, teksa arriti të shkruante menjëherë historinë me këtë klub.

1.8 milionë euro pagoi klubi i Ferencavaroshit në arkat e Lokomotivës së Zagrebit për të siguruar shërbimet e futbollistit beratas.

Nga sot, Uzuni do të jetë një “rrugëtim” për t’u ndjekur nga shumë futbollistë të rinj shqiptarë.

PANORAMASPORT.AL

 

LEXO EDHE:

 

VIDEO/ Gol ndaj Juventusit të frikshëm, shikoni si Uzuni mposht Kuadradon dhe Sheznin

 

EKSKLUZIVE/ Uzuni: Ëndërr për mua të luaj kundër Ronaldos, ndërsa Mesi ishte… bonus

 

Uzuni përballë Mesit dhe Ronaldos, media italiane “ngre në qiell” shqiptarin: Është ylli i skuadrës, mbajini sytë tek ai

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"