Uzuni përballë Mesit dhe Ronaldos, media italiane “ngre në qiell” shqiptarin: Është ylli i skuadrës, mbajini sytë tek ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 22:50

Uzuni përballë Mesit dhe Ronaldos, media italiane “ngre në qiell” shqiptarin: Është ylli i skuadrës, mbajini sytë tek ai

Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, Ferencvaroshi i Myrto Uzunit ra në grupin e “ferrit”, teksa do të ketë përballë dy kundërshtarë të fortë si Barcelona dhe Juventusi, ku luajnë dy lojtarët që kanë bërë histori në futboll, Mesi dhe Ronaldo.Mesi-Uzuni-Ronaldo

Një mision i vështirë për Ferencvaroshin e Uzunit, që duhet të kënaqet me faktin që luan ndaj dy ekipeve të mëdha dhe të tentohet vendi i tretë. “Calciomercato” menjëherë pas shortit, ka bërë analizat e skuadrave kundërshtare të Juventusit.

Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen në shkrimin e medias italiane, është fakti se Myrto Uzunin e quajnë si yllin e Ferencvaroshit. Kjo me të drejtë, duke parë që shqiptari ishte një nga protagonistët kryesorë që me paraqitjet dhe golat e tij, kualifikoi hungarezët në Ligën e Kampioneve.

“Ylli (i Ferencvaroshit): Mbajini sytë te anësori i talentuar shqiptar Myrto Uzuni, por talenti i vërtetë qëndron në stol. Sergi Rebrov (trajneri), ish-binjaku i golit të Andriy Shevchenko në Dinamo Kiev, i ka kthyer hungarezët në Ligën e Kampionëve pas 20 vjetësh”, shkruan media italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"