VIDEO/ Gol ndaj Juventusit të frikshëm, shikoni si Uzuni mposht Kuadradon dhe Sheznin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 0:00

VIDEO/ Gol ndaj Juventusit të frikshëm, shikoni si Uzuni mposht Kuadradon dhe Sheznin

Futbollisti i Shqipërisë Myrto Uzuni ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave dhe publikut shqiptar për golin që shënoi në pjesën e parë të sfidës me Juventusin në Torino. Mesfushori me tipare sulmuese kapi në befasi mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”, e cila konsiderohet një nga prapavijat më të forta në Europë.
myrtooo
Në minutën e 19-të të sfidës, prapavija e kampionëve në fuqi të Italisë është në kaos teksa Ferencvaroshi del në kundërsulm të shpejt. Norvegjezi Tokmak Nguen del nga e majta dhe pason për Uzunin, por njëri prej lojtarëve të Juventusit i bën “dhuratë” futbollistit beratas, i cili arrin të mposhtë Huan Kuadradon dhe e prek mjaftueshëm topin për të hapur sfidën.

Me këtë gol, premisat e Uzunit për një karrierë të suksesshme rriten akoma më shumë.

Ky është goli i tretë që ka shënuar në Ligën e Kampioneve.

I saktë, i përkushtuar dhe vendimtar. Ja si vlerësohet Uzuni pas paraqitjes historike ndaj Juventusit

Uzuni flet pas golit kundër Juves: Jemi të zhgënjyer. Dhamë gjithçka, por…

FOTO/ Shënoi si Ronaldo dhe festoi si ai, gëzimi i Uzunit pas golit bëhet hit në mediat italiane

LIGA E KAMPIONEVE| Uzuni del me kokën larg nga Torinoja, Juventusi vuan deri në ekstrem për fitore. Mësoni rezultatet e takimeve (VIDEO)

Sot i shënoi Juventusit, por dikur Uzuni luante në baltë dhe nuk u dorëzua kurrë

VIDEO/ Gol ndaj Juventusit të frikshëm, shikoni si Uzuni mposht Kuadradon dhe Sheznin

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"