Skuadra shqiptare e Shkupit në kërkim të një trajneri, piketon ish-futbollistin e Tiranës si “timonierin” e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2021 | 22:51

Skuadra shqiptare e Shkupit në kërkim të një trajneri, piketon ish-futbollistin e Tiranës si “timonierin” e ri

Pas largimit të turku Umit Karan, skuadra shqiptare e Shkupit që militon në kampionatin maqedonas, është në kërkim të trajnerit të ri, ndërsa së fundmi në skenë emiri i ish-futbollistit të Tiranës, Mladen Zizoviç.

Mladen

Bëhet fjalë për një trajner mjaft ambicioz, i cili ishte aktiv deri me 26 dhjetor, duke udhëhequr me mjaft sukses për 13 muaj e gjysmë ekipin boshnja, Zrinjski Mostar, ku regjistroi 17 fitore, 5 barazime dhe 6 disfata.

Nën drejtimin e tij, Zrinjski Mostar, luajti në ndeshjet e Liga Europa, duke arritur deri në fazën e tretë, kur u mundën nga APOEL Nikozia, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive.

borac5

Gjatë karrierës së tij si trajner, Zizoviç, kishte udhëhequr edhe ekipin e Radnik Bijeljina, ndërkohë si futbollist, përveç karrierës në vendlindje,  ish-mesfushori është aktivizuar edhe Shqipëri, duke mbrojtur ngjyrat e Tiranës në sezonin2010/2011, duke regjistruar 17 ndeshje dhe 1 gol të shënuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"