Skuadra e vendit të fundit në Kosovë me 2 futbollistë titullarë në Kupën e Afrikës, kombëtarja e tyre arrin sukses historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 21:14

Skuadra e vendit të fundit në Kosovë me 2 futbollistë titullarë në Kupën e Afrikës, kombëtarja e tyre arrin sukses historik

Dy futbollistë të Lirisë së Prizrenit, skuadrës së vendit të fundit në Superligën e Kosovës, u aktivizuan titullarë ditën e sotme me kombëtaren e Namibisë në Kupën e Afrikës.  

12a06669-5cd2-4d63-b033-0bdaa4b76553

Bëhet fjalë Prins Tjiueza dhe Aprocious Petrus të cilët arritën një kualifikim historik, teksa për herë të parë kombëtarja e tyre ka arritur të kalojë grupet në këtë kompeticion.  

Namibia barazoi pa gola sot ndaj Malit, duke e mbyllur grupin në vendin e tretë me 4 pikë, teksa arriti të siguronte kualifikimin mes skuadrave të treta më të mira.  

Petrus luajti gjatë gjithë sfidë dhe mbante ne fanellë numrin 18 ndërkohë që sulmuesi Tijueza, me numrin 10, u zëvendësua në minutën e 79-të.  

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"