Skuadra e Formula 1 vjen me një emër të ri, nuk quhet më Alfa Romeo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2024 | 12:15

Skuadra e Formula 1 vjen me një emër të ri, nuk quhet më Alfa Romeo

Viti i Ri solli një markë të re për një nga 10 ekipet e Formula 1, pasi ekipi Stake F1 u zbulua të hënën me licencë deri në vitin 2025. Riemërtimi i Sauber si Stakes është një pamje e re për ish-skuadrën e Alfa Romeos, me pilotët Guanju Zhou dhe Valteri Bottas, që do të kthehen në vitin 2024.

alfa romeo

“Të shtyrë nga një pasion i thellë për shpejtësinë, inovacionin dhe shtyrjen e kufijve, ne tani jemi të vendosur në mënyrë ideale për të marrë ekipi në lartësi të paprecedentë nga viti 2024 dhe më tej,” tha në një deklaratë bashkëthemeluesi i Stake, Eduard Kraven.

Vitin e kaluar, Alfa Romeo-Ferrari përfundoi në vendin e nëntë në Kampionatin Botëror të Konstruktorëve. Skuadra zvicerane përfundoi pak mbi amerikanin Has-Ferrari. Botas përfundoi i 15-ti në renditjen e pilotëve, ndërsa Zhou e mbylli në vendin e 18-të. Përfundimi më i mirë i Botas ishte i teti dy herë, ndërsa përfundimi më i mirë i Zhou ishte i nënti tre herë.

Marka e re Stake pritej të zbulohej si “Stake F1 Team Kick Sauber” përpara se ekipi të zbulonte një qasje më moderne. Stake është një kompani argëtimi dhe stili jetese nga Australia që është gjithashtu sponsori i fanellave të Evertonit të Premier Ligës angleze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"