“S’kisha konkurrencë në Superiore, kundërshtarët më provokoni dhe godisnin”, rrëfimi special i Nuabuezes: Ja e vërteta e “divorcit” me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2021 | 23:59

“S’kisha konkurrencë në Superiore, kundërshtarët më provokoni dhe godisnin”, rrëfimi special i Nuabuezes: Ja e vërteta e “divorcit” me Laçin

Kirian Nuabueze e mbylli në mënyrën jo më të mirë të mundshme, aventurën e tij me Laçin. U tha se arsyeja e divorcit me klubin kurbinas, ishte për shkak të problemeve shëndetësore, por sulmuesi e mohoi këtë gjë. Në një rrëfim për emisionin “Zona Gol”, 28-vjeçari foli për eksperiencën e tij me bardhezinjtë, duke u shprehur:

Nuabueze

“Për mua ka qenë një situatë e ndërlikuar te Laçi. Futbolli kështu është, kur luan mirë, gjithçka shkon në rrugën e duhur, në të kundërt, gjithçka bëhet e vështirë. Ishte një zgjidhje e kontratës dypalshe. Kisha disa gjëra për të cilat nuk ramë dakord, por kjo i përket të shkuarës.

Është e vërtetë që në të shkuarën kam pasur problem shëndetësore, por aktualisht ndihem mirë. Më vjen keq që nuk më kontakton dikush përpara se të shkruajë në lidhje me shëndetin tim.

Unë kam besim te vetmja, nuk do të tërhiqem nga futbolli, për deri sa ndihem mirë do të vazhdoj të luaj. Ishte një sezon i pafat. Të jem i sinqertë, pata mundësinë të largohesha nga Laçi dhe të merrja më shumë para, por drejtuesit nuk donin, sepse po projektonin një skuadër për titullin kampion. Nuk kisha konkurrencë, vjet kisha Shkurtajn, tani nuk kisha më.

Në Shqipëri pas sezonit që bëra u bë shumë e vështirë, kisha 3-4 lojtarë që më provokonin dhe më godisnin Do të ishte më mirë të mos ndodhte ai episod që ndodhi në sfidën ndaj Bylisit. Nuk dua ta shoh më veten në atë situatë.

Pengje nuk kam, s’është mirë të kthesh kokën pas i penduar. Kam pasur marrëdhënie të mira me trajnerin Duro dhe lojtarët. Përvojën te Laçi e cilësoi si pozitive. I vendos vetes notën 10, isha lojtari më i mirë i skuadrës. Golin më të bukur e shënova ndaj Vllaznisë. Do vazhdoj të luaj, do ta dëgjonin emrin tim duke shënuar.

Nuk dua të them që nuk ka shanse të kthehem në Shqipëri, por dua të vazhdoj karrierën në vende të tjetër, për momentin Kategoria Superiore, nuk është në planet e mija”, u shpreh Nuabueze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"