“Skënderbeun e kishim frikë”, Martini pas fitores së 4-t radhazi: I lumtur me ekipin, Vila më mori në 12 të natës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 23:01

“Skënderbeun e kishim frikë”, Martini pas fitores së 4-t radhazi: I lumtur me ekipin, Vila më mori në 12 të natës

Teuta regjistroi fitoren e 4-t radhazi në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 1-0 Skënderbeun ditën e sotme.Martini

Trajneri i durrsakëve, Edi Martini është shprehur se është shumë i lumtur me rezultatin dhe lojën që skuadra e tij tregoi.

“Të them të drejtën ishte e sikletshme, pas asaj ndeshje me Kukësin ishte ndeshje ku Skënderbeun e kishim frikë. Vrapimi im në fushë ishte për Emiljano Vilën, i cili humbi të atin dhe më mori në 12 të natës dhe më tha se donte të ishte në fushë. Isha shumë i emocionuar sot. Djemtë luajtën shumë mirë.

Ne e kontrolluam ndeshjen gjatë 90 minutave. Në çdo rast unë isha në siklet, pasi mund të dëmtoheshim në çdo moment dhe nuk kishim si të reagonim. Ne arritëm të shënonim dhe administruam shumë mirë.

Fitorja i mbyll të gjitha dhe nuk kemi pse të gjykojmë. Jam shumë i kënaqur me punën e bërë nga djemtë.

Sjelljet e lojtarëve ndaj arbitrave? Me Skënderbeun bëmë ndeshje të barabartë në ndeshjen e parë dhe humbëm, ku na u mohua një penallti. Ata kanë punuar me gjak gjatë gjithë vitit dhe nuk duan t’iu hahet haku. E kanë në karakter sjelljen e tillë.

Kallaku? Në pjesën e parë, ne kishim dy veta prapa. Kur Vila bënte presion para, në kishim ekuilibër. Prandaj e vendosëm Kallakun në krahun e djathtë. Në 25 minutat e fundit ka luajtur i sforcuar, pasi kishte ndjerë dhimbje dhe më kërkoi disa herë zëvendësim. 5 lojtarë të formacionit kanë ardhur në ditët e fundit para kampionatit.”, u shpreh Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"