Skënderbeu sqaron bllokimin e merkatos: Kemi humbur gjyqin me francezin Arnaud, por do ta zhbllokojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 23:46

Skënderbeu sqaron bllokimin e merkatos: Kemi humbur gjyqin me francezin Arnaud, por do ta zhbllokojmë…

Klubi i Skënderbeut ka reaguar pak minuta më parë duke konfirmuar lajmin ekskluziv të “Panorama Sport” për bllokimin e merkatos. Korçarët kanë sqaruar se po punojnë për të hapur transferimet pas gjyqit të humbur me ish-lojtarin francez, Arnaud Guedj.
WELCOME_16x9-1400x788

Klubi bardhekuq saktëson se bëhet fjalë për një detyrim të papaguar ndaj mesfushorit 23-vjeçar duke theksuar se Guedj është shlyer tashmë dhe sipas të gjitha gjasave sot pritet të zhbllokohet merkatoja e saj.

Guedj ishte pjesë e Skënderbeut në periudhën e parë të sezonit 2018-2019.


Njoftimi i Skënderbeut

KF Skënderbeu dëshiron të sqarojë opinionin publik në lidhje me bllokimin e merkatos.

Klubi pasi ka humbur gjyqin me lojtarin Arnaut Guedj, pjesë e ekipit bardhekuq për sezonin 2018/19 ka kryer pagesën e detyrimit karshi lojtarit dhe sot pritet të hapet sërish merkatoja.

Klubi po punon intesivisht për perforcimin e ekipit në merkaton e Janarit.

Me respekt,

KF Skënderbeu

skenderbeu

guedjiiii

3

EKSKLUZIVE/ Kaos total, pas Tiranës FIFA bllokon edhe Skënderbeun

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"