Skënderbeu mposhtet në miqësore nga Devolli, portieri iu shënon sërish gol korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2019 | 19:15

Skënderbeu mposhtet në miqësore nga Devolli, portieri iu shënon sërish gol korçarëve

Skënderbeu ka zhgënjyer në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Korçës, teksa është mposhtur nga skuadra e Devollit që militon në Kategorinë e Parë me rezultatin 2-3.

Skenderbeu

E veçanta e kësaj përballje është se në portën e korçarëve, ka shënuar një tjetër portier. Pas Isli Hidit, i cili realizoi me penallti në ndeshjen e kampionatit mes Bylisit dhe Skënderbeut, kësaj here ishte gardiani i skuadrës nga qyteti i Bilishtit, Hektor Mali, i cili realizoi po me 11-metërsh.

Kujtojmë që Skënderbeu dhe Devolli do të ndeshen së bashku pak ditë më vonë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"