“Skënderbeu më ka pëlqyer”, Dajan Shehi: Ja pse u largova nga Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 20:30

“Skënderbeu më ka pëlqyer”, Dajan Shehi: Ja pse u largova nga Partizani

Dajan Shehi ka bërë prezantimin e parë si lojtari i ri i Skënderbeut. Në një konferencë për shtyp mbrojtësi tregoi arsyen se pse u largua nga Partizani, por dhe për objektivat me korçarët.

dajan shehi

Largimi nga Partizani

“U largova për arsyet e mia. Fola me klubin, më kishin në planin e tyre por zgjodha vetë që të largohem por u largova që të gjeja më shumë minuta. Me afrimin e një lojtari tjetër te Partizani parashikohej që nuk do kisha shumë mundësi të luaja.”

Çfarë të bindi që të zgjidhje Skënderbeun?

“Kam pasur shamë oferta nga klube të Superiores por dhe jashtë shtetit, por zgjodha të luaj për 6 muaj me Skënderbeun, për të ndihmuar njëri-tjetrin. I kisha dhënë fjalën presidentit Takaj që do vija në Korçë dhe shpresoj të kem bërë zgjedhjen e duhur.”

Fakti që do ishit 6 muaj dhe jo më shumë ju bindi?

“Më ka pëlqyer shumë si klub dhe kam dashur të luaj këtu. Është një ambient shumë i qetë, ka një ekip shumë të mirë dhe duke parë këto gjëra të mira mendova të vija të luajë tek Skënderbeu. Ndoshta dhe sezonin tjetër mund të jemi bashkë nëse gjërat të na shkojnë mirë.”

Dëshira juaj apo kërkesa e Takaj?

“Të dyja.”

Temperaturat në Korçë

“Korça e ka dimrin shumë të ftohtë, por do ta përballoj.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"