Skënderbeu jeton kohën e tij të çmuar, bardhekuqtë “blindohen” plotësisht për Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 22:17

Skënderbeu jeton kohën e tij të çmuar, bardhekuqtë “blindohen” plotësisht për Luftëtarin

Skënderbeu ka marrë një ditë të merituar pushimi pas fitores në Shkodër dhe është gati që të rifillojë sot përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës kundër Luftëtarit.

87894275_2768456513192052_2761053381597331456_o

Korçarët gjatë mesditës do të jenë të gjithë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja për të nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës. Ajo që vlen të theksohet dhe si lajm pozitiv për trajnerin e Skënderbeut është fakti që ndaj Luftëtarit korçarët do të kenë në dispozicion edhe Pollozhanin dhe Imamin, dy lojtarë të skualifikuar për ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë.

Me një grup më të plotë në dispozicion, Daja është i qetë për të përgatitur takimin e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"