Skënderbeu “fërkon” duart, gati të mbushë arkat nga transferimi i Olainkës në Çeki

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 22:49

Skënderbeu “fërkon” duart, gati të mbushë arkat nga transferimi i Olainkës në Çeki

Peter Olainka, sulmuesi që shkëlqeu tek Skënderbeu dhe u shit për më shumë se 1 milionë euro në vitin 2016 tek belgët e Genkut, është zyrtarizuar tek skuadra e tij e re. Ishin kampionët e Çekisë, Slavia e Pragës, që me një ofertë prej plot 3.2 milionë eurosh, blenë nga Genti sulmuesin nigerian. Tani, Olainka ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me Slavian.

olainja

Olainka u huazua dy herë teksa ishte pjesë e Gentit, në fillim tek Dukla e Pragës, dhe më pas te Zulte, ndërsa tani është shitur për një shifër të majme. Nga ky transferim, nuk përfiton vetëm Genku, por edhe Skënderbeu. Korçarët kanë ende një pjesë të kartonit të Olainkës, dhe nga ky transferim do përfitojë një përqindje të shumës.

olainka slavia prage

olainkaaa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"