Skënderbeu e kishte në planet e tij, pista “Plaku” bie përfundimisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2020 | 9:35

Skënderbeu e kishte në planet e tij, pista “Plaku” bie përfundimisht

Mungesa e resurseve financiare të dikurshme bën që Skënderbeu të humbasë edhe disa prej lojtarëve që kishin pikasur në merkato për të përforcuar ekipin. Bardhekuqtë kanë pasur mundësi të mira për t’u forcuar, por pavarësisht dëshirës reciproke për të rikthyer bashkëpunimin, siç ishte rasti i Plakut, ana financiare ka bërë prishjen e marrëveshjes.
sebino plaku
Burime bëjnë me dije se të dyja palët ishin në bisedime dhe normalisht që një rikthim i Plakut i bënte mirë jo vetëm lojtarit për ambientin e përshtatshëm që do të gjente, por edhe Skënderbeut për cilësitë e padiskutuara të tij. Por ana financiare nuk ka qenë ajo e dikurshmja dhe Skënderbeu nuk mund të bëjë më investime të tilla.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"