Skenari/ Totenhemi dhe Çelsi pa Champions edhe po u renditën të 4-at

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2018 | 14:05

Skenari/ Totenhemi dhe Çelsi pa Champions edhe po u renditën të 4-at

Totenhemi dhe Çelsi kanë nisur sprintin final për të siguruar biletën e fundit që të dërgon në Champions përmes kampionatit, por ekziston një skenar që asnjë prej tyre të shkojë në Ligën e Kampioneve, pavarësisht nëse do të renditen në vendin e 4-t.

Celsi-Totenhem

Nëse të dyja ekipet londineze do të renditen sipër Liverpulit në fund të sezonit dhe “reds”-at dhe Arsenali fitojnë Champions-in dhe Ligën e Europës muajin e ardhshëm, atëherë Anglia do të ketë 6 skuadra të “kualifikuara” në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Por, rregullorja e UEFA-s i lejon një federate që të dërgojë jo më shumë se 5 klube në Champions, çka do të thotë se vendi i 4-t i Premier Ligës do të jetë i detyruar që të luajë në Ligën e Europës. Një skenar i tillë është shumë i vështirë që të ndodhë, por në futboll asgjë nuk është e pamundur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"