Skema nuk ndryshon për Luftëtarin, ja si luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 13:43

Skema nuk ndryshon për Luftëtarin, ja si luhet

Bluzinjtë janë pa dilema për përfaqësimin e parë në Europë. Luftëtari në ndeshjen e sotme pritet ta nisë lojën me formacionin e provuar gjatë ditëve të fundit në përgatitjet e kësaj sfide.

formacioni

Porta pritet t’i besohet Bukovskit, ndërkohë që mbrojtja pritet të rreshtohet nga e djathta me Liçajn, në të majtë Xhekson dhe në qendër dyshja Rrapa-Janiçiç. Para mbrojtjes do të veprojnë dyshja Aleksi-Ramadani, ndërkohë që mesfusha do të plotësohet nga treshja Bregu-Vucaj- Milosavljev. Në sulm do të jetë Shkurtaj, i cili do të marrë përsipër repartin e avancuar të bluzinjve, në kërkim të shënimit qoftë edhe të një goli të vetëm

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"