Skandali në kohën e koronavirusit, reagon policia e Vlorës: Dera ishte e mbyllur, ekipi kishte kaluar gardhin dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2020 | 18:56

Skandali në kohën e koronavirusit, reagon policia e Vlorës: Dera ishte e mbyllur, ekipi kishte kaluar gardhin dhe…

Pas lajmit se një ekip amator është stërvitur pasditen e sotme në fushën sportive në Pyllin e Sodës, ka reaguar menjëherë Policia e Vlorës.

policia-vlore-compressor-590x354

Burime zyrtare pranë policisë thanë për “Panorama Sport”, se menjëherë sapo patrullat e uniformave blu kanë konstatuar stërvitjen kanë ndërhyrë për të shpërndarë grupin. Sipas policisë ekipi që po stërvitej kishte hyrë nga gardhi, pasi dera e fushës ishte e mbyllur.

gjkgh

Momenti kur sot pasdite stërviteshin në Pyllin e Sodës

Policia nuk konfirmon deri më tani ndonjë të arrestuar apo të penalizuar për këtë ngjarje. Por duke qenë rasti i parë i një situate të tillë në Vlorë, ndoshta edhe mund të jetë falur dhe policia e ka parë të arsyeshme që në këtë rast të bënte rolin e këshilluesit ndaj organizatorëve të kësaj stërvitjeje në fushën që administrohet nga klubi i Flamurtarit, teksa aty stërviten të gjitha ekipet kuqezi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"