Skandal në Vlorë, Teuta i hap portën Flamurtarit, ka estradë në minutat e fundit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 25, 2015 | 11:15

Skandal në Vlorë, Teuta i hap portën Flamurtarit, ka estradë në minutat e fundit

Untitled

FLAMURTARI TEUTA 2 1
GOLAT Abilaliaj 4′, Shehaj 90+5’/ Çota 25′ FORMACIONET FLAMURTARI: Lika, Arbri, Tomiç, Veliu, Idrizaj, Telushi (Kuqi 72′), Lena, Nikoliç (Bregu 82′), Vucaj (Maxhuni 52′), Shehaj, Abilaliaj. (në dispozicion: Xhelilaj, Urdinov, Gjinaj, Llambro). Trajner: Ernestino Ramela
TEUTA: Rizvani (A.Osmani 45+2′), E.Hoxha, Brahja, R.Hoxha, Kotobelli, Hodo, Hoxhallari (Ahmataj 83′), Dita, Nika, Kuli (Peposhi 63′), Çota. (në dispozicion: Hyseni, Kastrati, Prençi, Stafa). Trajner: Gentian Begeja
KARTONË TË VERDHË: Arbri 55′, Nikoliç 69′, Lena 75′ / E.Hoxha 8′, Hodo 65′
DELEGAT: Astrit Maçi (Tiranë)
VËZHGUES: Astrit Mema (Gjirokastër)
GJYQTARET  K.Meta, R.Avdo, E.Doda (Tiranë)

Skandal në Vlorë, Teuta i hap portën Flamurtarit dhe bëhet gaz i botës. Një ndeshje e turpshme është zhvilluar dje, teksa në 15 minutat e fundit (duke futur këtu edhe shtesën prej pesë minutash) lojtarët e të dyja skuadrave janë bërë qesharakë me veprimet e tyre. Një teatër i shëmtuar, që është kontestuar ashpër edhe nga tifozët vendës, pavarësisht se rezultati përfundimtar ishte 2-1 për Flamurtarin. Portieri Alfred Osmani, i cili zëvendësoi në fundin e pjesës së parë kapitenin Rizvani, ishte hero për Teutën deri në minutën e 80-të, por kur loja po shkonte drejt fundit, ai nxitonte për të pësuar. Situata u bë shumë qesharake, pasi sulmuesit vlonjatë gabonin para portës.
Ndeshja – Një futboll i vërtetë u pa në shumicën e kohës së rregullt. Flamurtari e nisi takimin me një formacion të rinovuar, teksa debutuan mbrojtësi Tomiç dhe mesfushori Nikoliç, të cilët e nisën si titullarë. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe kosovari Maxhuni, i afruar gjithashtu gjatë merkatos së janarit. Për probleme shëndetë- sore mungoi kosovari tjetër Avni Pepa, por gjithsesi bashkë me mesfushorin Albin Hoxha, nuk u federua në kohë dhe nuk mund të ishte i gatshëm për këtë takim. Loja filloi me gol për Flamurtarin, teksa që në minutën e katërt, pas insistimit të kapitenit Telushi, është sulmuesi Abilaliaj që shënon. Mirëpo, me kalimin e minutave vlonjatët lëshojnë terren dhe e pësojnë nga një goditje standarde. Dalja e gabuar e Ilion Likës bën që të shënonte Çota me portën e boshatisur. Pjesa e parë mbyllet 1-1, ndërsa e dyta nis nën diktatin vlonjat, por që hera herës kërcënohet nga ndonjë tentativë e durrsakëve. Rastet e shpërdoruara janë të shumtë, teksa Lena, Nikoliç, Shehaj dhe Abilaliaj nuk u besojnë syve. Portieri Osmani ishte më i mirë në fushë deri në minutën e 80-të, por më pas çdo gjë u “fik” si me telekomandë.
Teatri – Lojtarët e Teutës, veçanërisht mbrojtësit, shthuren totalisht, duke lënë hapësira pa fund në zonë për sulmuesit kuqezi. Alarmin për një ndeshje të toleruar e jep një goditje këndi e vlonjatëve, teksa pas krosimit në zonë, edhe vetë Abilaliaj befasohet kur e shikon veten të lirë. Mirëpo, nga ky çast nis një lojë sa e turpshme, por edhe humoristike. Mbrojtësit e Teutës lënë lojtarët vlonjatë të bëjnë çfarë të duan, por këta të fundit janë të dobët në shënjestër, teksa gjuajnë në duart e Osmanit. Mirëpo, kur jepen pesë minuta shtesë, humbet edhe durimi i portierit. Ky i fundit, në vend që të vononte lojën, pasi një pikë e marrë në Vlorë do të ishte mision i kryer për Teutën, nxiton të “shërbejë” për sulmuesit vlonjat. Pra, lojtarët miq ishin aq të sikletosur në fund, saqë mendonin të shënonin edhe vetë në portën e tyre. Skena të denja për estradë, por gjithsesi në fund ishte Shehaj që i çliroi të gjithë me golin e… shumëpritur.





www.minuta90.com