Situata te Tirana, bardheblutë me 2 mungesa kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 20:44

Situata te Tirana, bardheblutë me 2 mungesa kundër Teutës

Dy lojtarë do të mungojnë te Tirana në sfidën me Teutën. Jashtë do të jetë Gledi Mici, ndërsa Ermal Meta është i dëmtuar dhe me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin.

tirana

Për ndeshjen me Teutën në kampionat rrezikojnë dy lojtarë të tjerë të mos jenë në sfidën me korçarët. Bëhet fjalë për Regi Lushkjen dhe Leon Kozin. Të dy janë me nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen me durrsakët, humbasin ndeshjen tjetër që e kanë me Skënderbeun.

Pas Teutës, bardheblutë do të luajnë në Kupën e Shqipërisë kundër Kukësit, në gjysmëfinalen e parë. Një pikë larg vendit të katërt është në këtë moment që flasim ekipi i Tiranës. Konkretisht nënkampionët janë në vendin e pestë me 39 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"