“Situata është kritike, por Flamurtari ngjitet”, Lutaj: Punoni nën rrogoz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 21:31

“Situata është kritike, por Flamurtari ngjitet”, Lutaj: Punoni nën rrogoz

Tri javë pa fitore kanë lar guar Flamurtarin nga “froni”. Skuadra po kalon një moment kritik, por e rëndësishme është që të gjejnë rrugën për ta kapërcyer. I këtij mendimi është edhe Edmond Lutaj, i cili nuk heziton që të japë edhe disa këshilla.

Lutaj

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-trajneri nuk e diskuton ngjitjen dhe mendon se ultimatumi që dha Sinan Idrizi do ta ‘zgjojë’ skuadrën.

Si ju duket ecuria e Flamurtarit?

Po e ndjek me shumë interes. Një fillim faze jo i mirë.

Pas humbjes me Apoloninë, Flamurtari zbriti në vendin e katërt. Mendoni se rrezikohet misioni “Superiore”?

Vendi i dytë apo i katërt në këto momente nuk është shumë vendimtar, sepse është herët. Kampionati është një rrugëtim i gjatë dhe do të ketë uljet dhe ngritjet e veta.

Idrizi kërkoi reagim të shpejtë dhe bëri paralajmërimin e fundit. Si e komentoni?

Është e drejta e zotit Idrizi të reagojë. Ai mendon se bën gjënë e duhur për të zgjuar ekipin.

Çfarë duhet bërë për ndryshimin?

Çdo klub ka metodat e veta për të menaxhuar situata të ndryshme kur ekipi ecën mirë, por edhe kur gabon. Pas një rezultati të tillë, lojtarët dhe stafi kalojnë një gjendje psikologjike të rënduar. Edhe pse jam i sigurt që Flamurtari do të dalë nga kjo situatë dhe do të luftojë fort për të kapur elitën.

Çfarë këshilloni konkretisht?

Unë do t’u jap një këshillë shumë miqësore, jo se di më shumë se ata që janë në brendësi të punës, por se i shoh gjërat pak më me gjakftohtësi. Do të dëshiroja që Flamurtari në strategjitë e veta të ishte më hermetik dhe të punonte nën rrogoz… Me pak fjalë, Flamurtarit do t’i shërbente më mirë të ishte një “nëndetëse”.

Janë afruar disa lojtarë në merkato…

Nuk i njoh lojtarët, por shpresoj t’i shërbejnë ekipit.

E shikoni të vështirë garën?

Po, mendoj se gara do të jetë shumë e vështirë dhe çelësi i suksesit do të jetë pikërisht menaxhimi i situatave kritike gjatë kampionatit.

Kjo rënie që kanë momentalisht në renditje, është një provë për shembull. Por unë besoj se ekipi do ta kapërcejë dhe deri në fund të sezonit do t’ia dalë që ta çojë Flamurtarin aty ku e meriton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"