Siti pret vendimin e KAS-it, zbulohen ekipet që duan dënimin e skuadrës së Guardiolës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 11:33

Siti pret vendimin e KAS-it, zbulohen ekipet që duan dënimin e skuadrës së Guardiolës

Mançester Siti u dënua nga UEFA me 2 vite përjashtim nga kompeticionet europiane, për shkak të shkeljes së “Fair Play Financiar”.Oxford United v Manchester City - Carabao Cup: Quarter Final

“Qytetarët” e kanë çuar çështjen në KAS, ku presin të fitojnë pafajësinë e tyre dhe të kenë të drejtë të luajnë në kupat e Europës për vitin e ardhshëm.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, klubi nga Mançesteri ka disa nga klubet e Premier Ligës kundër. Thuhet se 10 ekipet e para në renditje në Premier Ligë, përveç Shefilld Junajtid duan dënimin e ekipit të Guardiolës.city

Ndër ekipet që duan dënimin e Sitit janë, Liverpuli, Lestëri, Çelsi, Junajtid, Uolves, Totenhemi, Arsenali dhe Bërnlei. Kujtojmë se çështja e KAS-it ka qenë e ngrirë deri tani për shkak të përhapjes së Koronavirusit dhe zhvillimet se bashku me vendimin do jepen në verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"