Sinqeriteti i Ndreut: Nuk meritonim më shumë në Elbasan, ja objektivat dhe pse ndëshkohemi lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2023 | 19:54

Sinqeriteti i Ndreut: Nuk meritonim më shumë në Elbasan, ja objektivat dhe pse ndëshkohemi lehtë

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu është “zbërthyer” pas humbjes së fundit me Elbasanin. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “MCN” Ndreu skanoi ekipin e tij, shkaqet nga vijnë problemet, si dhe objektivat, që me thënë të drejtën janë minimale këtë sezon për krutanët.

bandicam 2023-11-22 19-12-35-428

“Me thënë të vërtetën është pak për të thënë me bërë më shumë. Realisht nuk meritonim të merrnin më shumë, por mund të shënonim edhe golin e dytë dhe me 3-2 do të ishim më dinjitozë. Kemi lojtarë të rinj që nuk arrijnë ta mbajnë balancën e lojës dhe duke humbur ekuilibrin kundërshtari na zuri me deficite në mbrojtje. Do të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje se janë lojtarë të rinj dhe që duan kohë. Që të bësh një skuadër futbolli patjetër duhet kohë dhe disa elementë që t’i veshë në punë, ndryshe mbetemi në këtë nivel ku jemi.

Reparti i mbrojtjes është totalisht me lojtarë të rinj Një mbrojtje e mirë duke futur edhe mesfushën ka nevojë për anën taktike, kjo i mungon këtij reparti se janë lojtarë të rinj dhe kanë shumë pak minuta në këmbët e tyre. Megjithatë, po të flasim në përgjithësi, skuadra vuan në fazën e mbrojtjes sepse janë edhe disa lojtarë në mesfushë që nuk e kuptojnë se patjetër duhet të kesh dy fazat, sulmin dhe mbrojtjen. Skuadra mbron që nga maja e sulmit. Në momentin që toleron, lirohen zonat prapa dhe merr golat. Në përgjithësi i kemi falur golat, hezitime apo falje topi te rastet e golave që pësuam sot në Elbasan. Janë gabime që duan kohë të rregullohen, pasi mbrojtësit nuk vendosen mirë.

Dy-tre lojtarë i lash në sol në këtë takim, pasi në takimin e fundit me Besën pasi pësuam një gol në shtesë. Ndaj këta lojtarë i ndëshkova dhe i lashë që të luajnë në pjesën e dytë. Ata kanë eksperiencë dhe në momentin që hynë ata bënë diçka ishim më afër golit të dytë fituam territor në fushë. Jemi skuadër e re,e brishtë, goli u jep shumë kolpo.

Objektivat tona janë që të renditemi në gjashtë vendet e para. Kjo ndodh për shumë arsye, një ndër to është stadiumi. Ka shumë vote që bredhim nga një stadium në tjetrin dhe u lodhëm. Sivjet ne i kemi objektivat e ndara që në fillim të jemi skuadër dinjitoze, me idenë që në fund të sezonit të kemi 4-5 lojtarë të gatshëm për vitin e ardhshëm.

A më mungon Superiorja? Pa diskutim, se kemi një jetë këtu. Por, punë është edhe atje edhe këtu, megjithatë na mungon shumë me thënë të vërtetën.

Dëmtimi i Saliajt

Ashtu siç u pa u mendua për një dëmtim të rëndë, por fatmirësisht ka një lëvizje të bërrylit. Nuk është ndonjë dëmtim i madh dhe shpresoj që të kthehet shumë shpejt.”, u shpreh trajneri Ndreu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"