Sinjal shprese te Kukësi, sulmuesi ngrihet në këmbë dhe stërvitet me skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 23:24

Sinjal shprese te Kukësi, sulmuesi ngrihet në këmbë dhe stërvitet me skuadrën

Në momentin më të vështirë të Kukësit duket se verilindorët kanë gjetur pak qetësi para supersfidës së të hënës me Tiranën.
Sulmuesi i Kukesit, Kuper
Sulmuesi Godberg Kuper është stërvitur sot me ekipin. Sulmuesi italo-ganez la në mes ndeshjen e fundit në Kupën e Shqipërisë me Teutën.

Klubi verilindor bëri me dije se 22-vjeçari është stërvitur sot me skuadrën dhe ka kohë deri të hënën për ta rikuperuar për sfidën vendimtare të titullit me bardheblutë.

Kukësi ka humbur shërbimet e sulmuesit kryesor Vasil Shkurtaj, i cili edhe ai u dëmtua në ndeshjen me Teutën dhe do të mungojë për 3 javë.

Njoftimi i Kukësit
Skuadra ka vijuar sot me përgatitjet për ndeshjen ndaj Tiranës. Ekipi është stërvitur në kompleksin “Football Republic” dhe me këtë stërvitje, mbyll përgatitjet në kryeqytet pasi nesër udhëton drejt Elbasanit.

Skuadra do të stërvitet në Elbasan ditën e nesërme. Lajmi i mirë nga stërvitja e sotme, ishte rikthimi i sulmuesit Godberg Cooper me skudrën. Sulmuesi shtatlartë la fushën e lojës i dëmtuar ndaj Teutës, por sot është stërvitur me grupin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"