Si rrallëherë gjatë këtij sezoni, Partizani shkon i plotë në Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 20:57

Si rrallëherë gjatë këtij sezoni, Partizani shkon i plotë në Rrogozhinë

Si rrallëherë që kur ka mbërritur te Partizani, trajneri Orges Shehi do të ketë grup të plotë në ndeshjen kundër Egnatias, rival direkt dhe një sfidë me shkallë të lartë vështirësie. Dje pasdite skuadra zhvilloi stërvitjen e radhës dhe sa i përket infermierisë kishte vetëm lajme të mira.

PARTIZANI

Andi Hadroj, i cili mungoi në sfidën e javës së shkuar ndaj Vllaznisë, është rikuperuar thuajse plotësisht dhe prej dy ditësh po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Në vazhdim do të ndiqet gjendja e tij, por me shumë mundësi, ndikuar edhe nga rëndësia e ndeshjes, pritet që pukjani ta nisë nga minuta e parë. Hadroj pati një tërheqje të gradës së parë, të cilën e pësoi në ndeshjen ndaj Laçit.

Edhe Adnard Mehmeti e ka lënë pas problemin fizik dhe është kthyer normalisht me ekipin në stërvitje. Ai shton akoma më shumë alternativat e Shehit për 11-shen, që me siguri do të pësojë ndryshime krahasuar me atë kundër Vllaznisë. Duhet shtuar se për këtë sfidë rikthehet edhe Cara. I vetmi i dëmtuar mbetet Altin Bytyçi, i cili kërkon edhe rreth 3 javë kohë rikuperimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"