Shvainshtaiger këshillon kampionët: Bajern, ja çfarë ju duhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 18:23

Shvainshtaiger këshillon kampionët: Bajern, ja çfarë ju duhet

Ish-lojtari i Bajernit, Bastian Shvainshtaiger, mendon se arsyeja përse ish-skuadra e tij po vuan në ndeshjet e fundit është se kundërshtarët nuk kanë më frikë nga ata. “Duket se ‘kodi’ është zbërthyer dhe tani të gjithë luajnë pa ndrojtje ndaj bavarezëve. Është detyra e trajnerit për të gjetur një mënyrë tjetër loje, një ‘kod’ tjetër për të shpalosur lojën e tyre”, tha ish-mesfushori i kombëtares gjermane.

shvajnshtajger

Shvainshtaiger kritikoi edhe mbrojtjen që, sipas tij, i ka dhënë shenjat e para të mosfunksionimit që para disa javësh. “Mendoj që ndeshja me Maincin ishte fillimi i oshilacioneve. Edhe në Leverkusen, Bajerni vuajti jo pak, duke marrë një fitore vetëm në frymën e fundit. Skuadra qëndron shumë përpara dhe mjafton një pakujdesi për t’i thyer ata. Pjesa e mbetur e sezonit do të jetë një luftë e ashpër për titull. Skuadrat do të mundohen të përfitojnë sa më shumë nga kjo situatë jo e mirë që po kalojnë kampionët për të marrë pikët”.

Megjithatë, ish-lojtari i skuadrës bavareze beson gjithashtu se ky është një moment që do të kalojë dhe se skuadra i ka të gjitha mundësitë për të treguar se jo më kot është fituesja e tripletës. “Sigurisht që një eliminim i tillë në Kupë të djeg, por kjo nuk do të thotë se Bajerni është në krizë. Të gjitha skuadrat kalojnë herët a vonë një moment jo të mirë. Kjo ka ndodhur edhe në të shkuarën. Lojtarët janë në gjendje për ta kapërcyer këtë situatë dhe të marrin frenat nën kontroll për të bërë një mbyllje sa më të mirë të këtij sezoni. Bajerni mbetet skuadra favorite për të fituar kampionatin dhe Champions-in”, tha Bastian Shvainshtaiger për mediat gjermane një ditë pas eliminimit nga Kupa e Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"