Shumë gola, por asnjë fitues. Kombëtarja shqiptare U-17 barazon në miqësoren e parë me Maqedoninë e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 18:32

Shumë gola, por asnjë fitues. Kombëtarja shqiptare U-17 barazon në miqësoren e parë me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja shqiptare U-17 ka barazuar në takimin e parë miqësor përballë Maqedonisë së Veriut, me rezultatin 3-3, e luajtur në Strugë.

kombetarja u17

Në minutën e dytë, skuadra e drejtuar nga Ervini Bulku e pësoi, por pas 12 minutash, kuqezinjtë e gjetën barazimin me anë të një gjuajtje me kokë nga Adi Kurti. Në minutën e 23’, ishin sërish fqinjët që shënuan nga pika e bardhë e penalltisë për ta lënë në 2-1 rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë. Maqedonasit gjetën dhe golin e tretë, në minutën e 74’. Gjithsesi skuadra e Bulkut reagoi mirë në minutat e fundit, me Flavio Sulejmanin dhe Adi Kurtin, të cilët gjetën rrjetën në fund të takimit, për ta mbyllur sfidën në barazim.

Më datë 14 shtator, Shqipëria U-17 do të ndeshet sërish me Maqedoninë e Veriut, kësaj radhe në “Elbasan Arena”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"