Shtylla dhe tension, në fund Flamurtari dhe Laçi ndajnë pikët (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 17:28

Shtylla dhe tension, në fund Flamurtari dhe Laçi ndajnë pikët (VIDEO)

Flamurtari dhe Laçi kanë ndarë sot pikët në një ndeshje që ka parë tension, por edhe frikë për të mos u mundur. Pjesa e parë ka qenë më e luftuar dhe ka pasur raste shënimi, ndërsa në të dytën, skuadrat janë përgjumur në pritje të vërshëllimës përfundimtare që i mban të dyja në lojën për mbijetesën.

Vlonjatët kanë një ndeshje me Korabin ku tre pikët janë thuajse të sigurta, ndërsa kurbinasit presin Teutën në një sfidë për “jetë a vdekje” në javën e fundit.

Laci - Flamurtari

MINUTË PAS MINUTE

90’+3′ Mbyllet në barazim pa gola ndeshja me dy skuadrat që mbeten në lojë për mbijetesën.

88’ Nervozizëm në minutat e fundit, Lulaj dhe Jakovljeviç lënë fushën e lojës me kartonë të kuq për shtyrje të ndërsjella në zonë.

69’ Flamurtari plotëson brenda pak minutash serinë e zëvendësimeve, në një pjesë të dytë që dhuron pak emocione.

52’ Radoviç merr një top nga prapavija dhe i vetëm përballë Selmanit arrin ta shmangë dhe të gjuajë në drejtim të portës kurbinase, por topi ndalet nga mbrojtësit kurbinas.

51’ Zhunior zhvendosur bukur në pozicion ballor me portën e Halilajt dhe gjuan, por portieri vendas devijon lehtë.

47’ Bushiç arrin të futet bukur në zonën kundërshtare dhe gjuan, por Lulaj në momenti final arrin të devijojë topin.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+1’ Tension në fushën e lojës, me shtyrje mes lojtarëve, pas një kartoni të verdhë të Telushit. Kapiteni i Flamurtarit kalon mbi këmbët e Jonuzit të cilin e shkel, çka bën që mes lojtarëve të ketë shtyrje dhe loja të ndërpritet.

44’ Top në zonë nga një goditje dënimi dhe Fazliu me kokë nuk arrin të gjuajë siç duhet.

27’ Ndërrim i detyruar për skuadrën e Laçit, Vucaj bën shenjë se nuk mund të vazhdojë më ndaj ish-skuadrës së tij, duke detyruar trajnerin Nica që të hedhë në fushë Lushkjen.

17’ Shkodra provon të gjejë rrjetën direkt me një goditje dënimi nga krahu i majtë i sulmit, por topi kalon pak mbi traversën e portës së Selmanit.

7’ Drithërima në portën e Flamurtarit, Mensah ngulmon në zonë dhe pasi sheh Vucajn që afrohet, i pason topin këtij të fundit. Gjuajtja e mesfushorit ndalet nga shtylla ndërsa mbrojtja largon me vështirësi.

5’ Qaqi ekzekuton një goditje dënimi nga një distancë rreth 30 metra, topi nuk gjen kuadratin e portës vlonjate.

3’ Shkodra kroson nga një goditje dënimi, por Selmani është i saktë dhe arrin të grushtojë.

1′ Flamurtari nis ndeshjen me topin e parë nga qendra.

Flamurtari-Laçi 0-0

Flamurtari: Halilaj, Jakovljeviç, Leal, Veliu, Mersini, Telushi, Neziraj, Shkodra (69′ Hyseni), Fazliu (62′ Rniç), Radoviç (60′ Shehaj), Bushic.

Trajner: Shpëtim Duro

Laçi: Selmani, Sefgjini, Lulaj, Qaqi, Musaj, Jonuzi (59′ Shala), Gjoni, Serxhio Zhunior, Vucaj (27′ Lushkja), Nika, Mensah (85′ Fangaj).

Trajner: Stavri Nica

KV: Telushi / Nika, Sefgjini, Selmani

KK: Jakovljeviç / Lulaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"