Mançester Siti numëron 135 ndeshje të humbura nga lojtarët, drejt titullit shkojnë “të gjymtuar”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 20:09

Mançester Siti numëron 135 ndeshje të humbura nga lojtarët, drejt titullit shkojnë “të gjymtuar”

Është kaq e lehtë të hedhësh poshtë mitin se Mançester Siti ka një skuadër shumë të madhe, ndërsa tifozët dhe opinion istët përsërisin plot siguri se grupi i madh i lojtarëve të Guardiolës është një luks.

sdffdsfdsfdsfdsfsdfsdsfd

E vërteta, siç Pep Guardiola ka këmbëngulur për një kohë të gjatë, është se Siti ka një bërthamë të vogël prej 21 lojtarësh, duke përfshirë portierin e zgjedhjes së tretë Skot Karson dhe të diplomuarin në akademi Oskar Bob, në vitin e tij të parë të futbollit profesionist. Të tjerë, si Riko Ljuis, Serxho Gomez dhe më parë Kalvin Filips nuk kanë luajtur rregullisht.

Nëse Siti do t’i kishte ata 21 lojtarë të disponueshëm gjatë gjithë sezonit, do të ishte mbresëlënëse kur ata janë katër ndeshje larg një titulli tjetër. Por të jesh në këtë pozicion duke llogaritur mbi 30 dëmtime apo raste sëmundjesh është edhe më e mrekullueshme. Klube si Mançester Junajtid dhe Njukasëlli kanë vuajtur me lëndimet këtë sezon.

Junajtid ka pasur mbi 60 raste kur një lojtar nuk ka qenë në dispozicion. Kevin de Bryjne i ka munguar Sitit për gjysmë sezoni dhe ishin pa Erling Haland për 12 ndeshje rreth kohës së Kupës së Botës për Klube dhe Vitit të Ri. Xhon Stons është ndalur në infermieri katër herë për dëmtime të ndryshme.

NUMRAT NUK GËNJEJNË – Në total, 16 lojtarë nga skuadra e parë kanë pasur të paktën një ndeshje ku kanë munguar, me 35 raste individuale dëmtimesh ose sëmundjesh. Për sa i përket numrit të ndeshjeve, Guardiola ka parë që lojtarët e tij të humbasin 134 ndeshje në total, që do të thotë se i janë dashur të marrë 135 vendime ku ai nuk ka qenë në gjendje të zgjedhë skuadrën e tij më të mirë këtë sezon. Disa nga ato raste janë të njëpasnjëshme, si sëmundjet që mbajtën Ruben Diazin dhe Fill Fodenin në shtëpi këtë fundjavë.

SKUADRA, E PLOTË – Ka pasur vetëm një ndeshje ku Siti ka pasur çdo lojtar në dispozicion, në shtëpi kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve, por edhe atëherë tre lojtarë u larguan nga fusha me probleme fizike. Por pavarësisht gjithçkaje, ata janë në një pozicion ku janë pesë fitore larg një dopiete (titull dhe Kupë FA), pasi në “Uembli” do të diskutojnë edhe finalen e kompeticionit më të vjetër futbollistik në botë, përballë rivalëve të Junajtid.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"