Shtohet lista e mundësive për Brojën, sulmuesi i Kombëtares përfundon dhe në radarët e… Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2024 | 9:40

Shtohet lista e mundësive për Brojën, sulmuesi i Kombëtares përfundon dhe në radarët e… Milanit

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në pikëpyetje, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pritet të largohet nga Çelsi.

broja

Për të është interesuar Uest Hemi, por “Blutë” ia kanë ofruar Benfikës plus 60 milionë euro në këmbim të Antonio Silvës.

Siç bënë me dije “Gazzetta dello Sport”, 22-vjeçari shqiptar ka rënë në radarët e Milanit, me klubin kuqezi që është në kërkim të një sulmuesi.

Sipas prestigjiozes italiane, Broja “rivalizon” me Girasin, Skamakën, Moratën, Taremin dhe Rafa Mir, me “djallin” që kërkon me çdo kusht të transferojë një sulmues për ofensivën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"